English

Të shtunën eklipsi i fundit hënor për vitin, tjetri në 2014

E mërkurë, 7 dhjetor 2011, NOA – E shtuna e 10 dhjetorit, do të shënojë eklipsin e fundit hënor për vitin 2011. Ata që jetojnë në Azinë Qendrore e Lindore, Australi dhe në Haëai do të kenë mundesi ta dallojnë qartë, ndërsa evropianët do të mund ta shohin më poshtë në lindje gjatë muzgut.

Eklipsi lunar do të fillojë në orën 11.33 (GMT) para dite dhe do të zgjasë deri në orën 17.30. Faza totale zënies së hënës do zgjasë 51 minuta.

Gjatë vitit që po mbyllim janë shënuar 4 eklipse hënore dhe për pasojë edhe 4 hënorë. Zënia e ardhshme totale e hënës do të jetë në natën e 14 e 15 prillit 2014, ndërsa e pjesshmja në qershorin vitit të ardhshëm .

Gjatë këtij shekulli do të ketë gjithsej 85 zënie totale të hënës e më gjata do të jetë ajo e 27 korrikut të vitit 2018.

a.q/NOA

KOMENTE