Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit, Gjermeni: I pakuptueshëm reagimi i Ndregjonit
English

Avokati i Popullit, Gjermeni: I pakuptueshëm reagimi i Ndregjonit

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA- Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni reagoi mesditën e sotme lidhur me aplikimin online të kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në emër të Komisionit Përzgjedhës për Avokatin e Popullit Gjermeni reagoi ndaj prononcimi të zotit Besim Ndregjoni.

“Zoti Ndregjoni dëshironte të konkurronte dhe këtë ma shprehu drejtpërdrejtë. Unë nga ana ime e sigurova zotin Ndregjoni më shumë se një herë, se komisioni ynë s’ka asnjë parapëlqim dhe asnjë paragjykim, por ka përgjegjësinë ndaj opozitës dhe ndaj publikut të nxjerrë kandidaturën që gjykon më të përshtatshme në fund të procesit. Duke qenë se zoti Ndregjoni nuk e kishte depozituar aplikimin ende dhe biseda jonë e fundit u bë ditën e fundit, në respekt të asaj çka zoti Besim Ndregjoni përfaqëson si drejtues i një organizate të të përndjekurve politikë po edhe të historisë së tij personale e familjare, dhe sigurisht mbi fjalën e tij se donte të futej në garë ne vendosëm ta përfshijmë në listë në mirëbesim. Bashkë me një aplikant tjetër, dokumentacioni i të cilit erdhi me postë në orët e fundit numri i aplikantëve u ngjit kështu nga 31 që deklaruam në mesditë kur u pyetëm nga shtypi, në 33 në mbrëmje”, shprehet Gjermeni.

Sipas saj, Ndregjoni u tolerua edhe në përfundim të afateve kohor dhe se është i pakuptueshëm reagimi i tij.

Në përfundim ligjvënësja socialiste uroi që Ndregjoni të shkojë deri në fund të garës, duke e rigarantuar atë dhe të gjithë kandidatët në konkurrim se përzgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër përveç paraqitjes së secilit.

a.y/NOA

KOMENTE