English

Flet nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Atentat për shkak të detyrës

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA – Nëndrejtori i Policisë së Tiranës Dorian Muça, në shtëpinë e të cilit shpërtheu mëngjesin e sotëm një sasi eksplozivi, deklaron se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës.

Nëndrejtori për zbulimin dhe parandalimin e krimeve në Drejtorinë e Tiranë ndodhej në banesën e tij së bashku me familjen kur ka shpërthyer lënda plasëse. Ai ka sqaruar për kolegët e tij të grupit hetimor që po mbledhin provat e ngjarjes së shpërthimi ka qenë i forë dhe ka ndodhur rreth orës 03: 00 të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në banesën e efektivit të lartë të policisë në lagjen “Forsina Plaku” në zonën e Parkut të Autobusave.

Hetimet e para të policisë duket se do të përqëndrohen në çështjet që ka pasur Muça nën hetim gjatë punës së tij, si dhe në kërcënimet e mundëshme që mund të ketë marrë për shkak të detyrës.

Sasia e tritolit të përdorur ka shkatërruar derën e banesës së Muçës, por edhe ato të fëqinjëve të tjerë që ndodheshin në pallat.

a.k/NOA

KOMENTE