Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy të vrarë pranë universitetit, mes tyre një polic dhe agresori i vetëvrarë
English

Dy të vrarë pranë universitetit, mes tyre një polic dhe agresori i vetëvrarë

Virginia, SHBA, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Beqir Sina Update - Autoritetet në Qarkun Blleksburg të shtetit federa Virginia në SHBA, thonë se një person i armatosur, dje vrau me armë zjarri një polic që kishte ndaluar në një "stop" ndalesë qarkullimi në hyrje të kampusit të Universitetit Virginia Tech. Sipas medias lokale thuhet se personi i armatosur vrau veten dhe u gjend i vrarë në kompleksin universitar .

Shtypi amerikan ka përmendur faktin se kjo ngjarje ndodhi mbas katër vjetësh në kampusin e Universitetit Virginia Tech, ku një student qëlloi për vdekje 32 persona dhe ka plagosur dhjetëra studentë të tjerë në vitin 2007.

Sipas gazetës se këtij Universiteti, gjatë ngjarjes raportohej se deri në atë moment të paktën një polic kishte qenë i vrarë ndërsa ai u qëllua nga personi në pritë, ndërkohë që duke i referuar ngjarjes moment pas moment i thuhej se kishte raporte të tjera që një person i dytë ka qenë i plagosur rëndë dhe në luftë me jetën.

Policia me anë të altoporlantëve u bëri thirrje, vazhdimisht studentëve të fakulteteve duke i këshilluar që ata të qëndrojnë brenda, auditoriumeve, konvikteve dhe dhomave, ose sallave, të kampusit ku gjendeshin për momentin.

Një lajm amator nga një IP, që qarkullonte në median amerikane, në televizionet amerikane, tregonte se si një studentë i kishte marrë pamjet nga kampusi, dhe tregonte se vrasësi ishte në fund të ndërtesave të kampusit, ndërsa shiheshin nga pamjet filmike studentët që vrapojnë në panik në drejtim të një qendre të madhe sportive e rekreative.

Sipas studentëve që kanë bërë filmimin me IP, vrasësi është përshkruar si një "mashkull i bardhë, me pantallona gri, një kapele gri, bluze jeshile, dhe xhakavento ngjyrë gështenjë

Sipas një TV lokale, të shtënat e para mund të jenë shkaktuar si rezultat i një veprimi reagimi të një skuadre të rojeve të sigurisë aty afër, pikës së kontrollit. Një raport tjetër tregon se një person hapi zjarr me revole duke qëlluar i pari mbi një oficer policie, i cili bëri shenjë për të ndaluar, personin, i cili u kthye duke hapur zjarr ndaj postës së policisë.

Ngjarja e përditësuar:

Ngjarja ndodhi në orën 02:04 të pasdites sipas orës lokale: Zyrtarisht nga Virginia Tech konfirmohej se dy persona ishin vrarë, njëri prej të cilëve ishte një oficer policie i rajonit policor të Universitetit Virginia Tech.

Zyrtarët e shkollës lëshuan këtë deklaratë:

Pak kohë pas orës 12 sot, të mesditës dje një oficerë i policisë së rajonit të Universitetit Virginia Tech, ndërsa u përpoq të ndaloi një automjet të dyshimtë në kampus në një pike ndalese të policisë, afër me parkingun Coliseum pranë McComas Hall, u sulmua me armë zjarri.

Në stop(ndalesën) të postbllokut të policisë. oficeri u qëllua dhe u vra. Dëshmitarët raportuan në polici, se njeriu që qëlloi mbante një revole në dorë, dhe e la makinën duke ikur në këmbë drejt Sallës Cage, në parkingun në afërsi të Pond Drive Duck. Në atë parking, një person i u gjet i vrarë(më vonë e vërtetua se ai ishte agresori). Ai person gjithashtu ka vdekur i qëlluar me revolen e vetë. Më pas shumë shpejt disa agjenci të zbatimit të ligjit kanë ardhur me mjete të shumta për të ndihmuar.

Policia e shtetit Virginia është duke hetuar rastin

Në orën 15:05 të pasdites dje policia njoftoi të gjitha kampuset se një person i armatosur mendohej se ishte i lirë i fshehur diku në ndërtesat e shkollës ose për rreth saj. Për këtë zyrtarët e shkollës njoftuan dje se provimet përfundimtare të planifikuar për nesër(sot e premte 9 Dhjetor) ishin anuluar, menjëherë pas të shtënave që ndodhën dje.

Mirëpo pas katër orë gjendja u normalizua, dhe zyrtarët njoftuan përsëri se Universiteti Virginia Tech, e anuloi paralajmërimin që u kishte bërë, më parë që studentët të qëndronin brenda auditoriumeve dhe konvikteve, dhe vizitorëve të mos i afroheshin universitetit, pasi arriti në përfundimin se gjendja nuk ishte më kërcënuese, mbas vërtetimit se agresori qe vetëvrarë.

Policia nuk ka bërë të ditur ende motivin e vrasjes së policit, duke thënë se hetimet vazhdojnë. Autoritetet nuk kanë bërë publik as emrin e personit të armatosur dhe nuk kanë nxjerrë ndonjë version se përse ai kreu këtë akt.

Mbrëmë studentët u mblodhën me qirinj të ndezur në gurin përkujtimor për viktimat e masakrës së 2007 në Virginia Tech. Më 16 prill 2007, një student i universitetit, Seung-Hui Cho, vrau 32 njerëz, para se të vriste veten.

*Dërguar nga autori, korrespondent i Bota Sot dhe Illyria

KOMENTE