Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: E nevojshme një ditë kombëtare për të pastruar mjedisin
English

Mediu: E nevojshme një ditë kombëtare për të pastruar mjedisin

Tiranë, 9 dhjetor 2011, NOA- Në aktivitetin e zhvilluar nga “Green Light Albania”, “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu përshëndeti iniciativën e ndërmarrë për organizimin e këtij aktiviteti i cili ka në qendër sensibilizimin dhe organizimin e publikut për të dhënë shembull në pastrimin e mjedisit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Mediu theksoi se organizimi i një dite kombëtare për të pastruar mjedisin është një ide e mirë e cila pritet të ndikojë në organizimin dhe angazhimin publik për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në mbrojtje dhe mbajtje pastër të mjedisit.

Sakaq ministri shtoi se, ky aktivitet kombëtar do të shërbejë si një model i edukimit mjedisor të publikut.

Në këtë aktivitet, ishin pjesëmarrës edhe eurodeputetja Tanja Fajon, nënkryetari i bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, ambasadori slloven, përfaqësues nga MMPAU, etj. Nëpërmjet një aksioni gjithëpërfshirës, iniciativa e ndërmarrë nga “Green Light Albania” synon të aktivizojë grupe vullnetarësh për të ndërmarrë një pastrim në shkallë vendi në territorin e Shqipërisë, iniciativë kjo e ndërmarrë tashmë në Slloveni dhe vende të tjera të Europës.

a.y/NOA

KOMENTE