English

Vodhën furrën e gëlqeres, kapen 7 djem

Korçë, 9 dhjetor 2011, NOA- Shtatë djem të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, djemtë kanë përfunduar në polici pasi ndaj tyre bëri kallëzim penal, 47 vjeçari Muharrem Pogoni, banues në Progër-Devoll, i cili tha në polici se djemtë i kanë vjedhur disa materiale hekuri në furrën e gëlqeres.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të ndaluarit janë, 19 vjeçari Xhulian Zhuleku, 21 vjeçari Edi Trandafili, 19 vjeçari Pirro Kovaçi dhe katër 17 vjeçarë, ndërsa nga hetimet paraprake të rinjtë do procedohen në gjendje të lirë.

a.y/NOA

KOMENTE