English

AMC sjell telefonin fiks... që nuk është fiks

Ndërsa shërbimet e telefonisë fikse kanë mbetur në të shkuarën, AMC ka ndërmarrë nismën e ringjalljes së këtij komunikimi tradicional, duke e sjellë atë në botën e telefonisë së lëvizshme

Tiranë, 10 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Një operator i ri ka hyrë në tregun e telefonisë fikse, duke ofruar për publikun shqiptar, një produkt të përditësuar me epokën e teknologjisë dixhitale.

Produkti në fjalë bën shumë më tepër se ofrimi i tarifave më të ulëta në treg. Fjala është për një sipërmarrje që vetëm para pak ditësh iu dha “Çmimi për Produktin më të Mirë” për AMC Fiks, në Forumin e 3të Shqiptar të Telekomunikacionit “InfoCom”.

AMC Fix mundëson lidhje të menjëhershme në rrjet duke qenë se nuk nevojitet instalimi i zakonshëm e si rrjedhojë, nuk ekziston as vetë tarifa e instalimit.

Është vërtet një produkt fiks, por jo i atij lloji fiksi me të cilin janë mësuar njerëzit. E vetmja fije e domosdoshme është linja elektrike. Operatori është i ri në telefoninë fikse, por mban një përvojë të konsiderueshme në tregun shqiptar.

AMC, operatori më i madh i telefonisë së lëvizshme, e ka shtrirë ekspertizën e tij drejt shërbimeve fikse, duke ofruar shumë më tepër nga ç’mund të presin përdoruesit. Kompania i ka shtuar disa nga teknologjitë e lëvizshme më të reja, një segmenti më tradicional të komunikimit, duke e bërë më të lirë, lehtësisht të përdorshëm dhe shumë më bashkëkohor.

AMC është po ashtu, e para kompani e komunikimeve të lëvizshme në vend që hedh në treg një telefoni fikse. “E gjitha ka të bëjë me novacionin. Teknologjia ka përparuar në shumë aspekte, ndaj dhe ne vendosëm të kombinojmë më të mirat e telefonisë së lëvizshme dhe fikse në një përvojë të vetme.”, thotë z. George Papadakis, Menaxher i Departamentit të Produkteve dhe Shërbimeve në AMC.

Si funksionon?

Ai sqaron se “Momentin e abonimit, shërbimi bëhet funksional në mënyrë automatike, ndaj çka duhet të bëni është thjesht ta lidhni pajisjen me rrymën elektrike. Nuk ka pritje, konfirmim apo diçka tjetër”.

I projektuar për përdorim në shtëpi dhe zyrë, AMC Fix ofron tarifat më të ulëta në treg dhe lëvizshmëri të madhe në zonën rrethuese. Pajisja ka një ekran të qartë LCD dhe i lejon përdoruesit të regjistrojnë kontaktet, të identifikojnë thirrjet, si dhe ta përdorin për funksione shtesë, siç janë makina llogaritëse dhe ora elektronike me alarm. Ka një menu në shqip, ndaj mund të përdoret me shumë lehtësi nga të gjitha moshat. Në thelb është një përditësim i çka njihet si telefoni fiks.

“Dhe nuk do të nxitohesha shumë për të përdorur termin “fiks”, sepse ky shërbim nuk përdor fije për të transmetuar sinjalin, ndërsa vetë sinjali mbulon një hapësirë që përfshin disa blloqe ndërtesash në zonën e abonentit. Kështu mund ta merrni telefonin me vete dhe të dilni për një kafe”, përfundon z. George Papadakis.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE
  • Baci22:32 - 10 Dhjetor 2011
    Nje menyre e re per te rjepur qytetarin shqiptar