English

Tërmet në Meksikë, 2 të vdekur

Meksikë, 11 dhjetor 2011, NOA- Dy të vdekur, mes tyre një fëmijë 11 vjeçar dhe dy gra të plagosura. Është ky bilanci i një tërmeti të fuqishëm që goditi mbrëmjen e djeshme jugun e Mekiskës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, epiqendra e tërmetit ishte në Stato di Guerrero, aty ku u regjistruan edhe viktimat, 166 kilometër në jug të qytetit të Meksikos.

Ndërkaq tërmeti u ndie deri në kryeqytet por fatmirësisht pa të lënduar.

a.y/NOA

KOMENTE