English

Ndryshimi i klimës, 7 fakte pse të parët do të vdesin fëmijët dhe gratë

Durban, 12 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Fëmijët dhe gratë do të jenë të parët që do të gjejnë vdekjen nga ndryshimet klimatike. Ky është alarmi që kanë vënë përfaqësuesit e 200 kombeve pjesëmarrës në Konferencës së 17 Ndërkombëtare të OKB-së për Klimën. Kur është fjala për mbrojtjen e banorëve më të varfra të botës nga ndryshimi i klimës dhe fatkeqësitë natyrore, uria është një pjesë integrale e debatit.

Këtu janë shtatë faktet që shpjegojnë përse, sikurse raporton agjencia e lajmeve NOA.al. FAKT 1. Është vlerësuar se deri në vitin 2050, numri i uriturve do të rritet me 10-20% për shkak të ndryshimit të klimës.

FAKT 2. Është vlerësuar se do jenë më shumë se 24 milionë fëmijë të kequshqyer, si rezultat i ndryshimeve klimatike deri në vitin 2050. Pothuajse gjysma e tyre, 10 milion fëmijë, jetojnë në Afrikën sub-Sahariane. FAKT 3. Ndërmjet periudhës së viteve 1980 dhe 2006, numri i fatkeqësive natyrore, të lidhura me klimën, është katërfishuar. FAKT 4. Është vlerësuar se deri në vitin 2015 numri i njerëzve të prekur nga fatkeqësitë e shkaktuara prej ndryshimeve klimaterike, do të arrijë 375 milionë në vit.

FAKT 5. Në vitin 2010, fatkeqësitë natyrore të lidhura me klimën, kanë ndikuar në rreth 300 milionë njerëz, kryesisht në vendet me të elasticitetit të kufizuar.

FAKT 6. Sipas FAO-s, me ndryshimin e klimës, dy të tretat e tokës së punueshme në Afrikë mund të humbin deri në vitin 2025.

FAKT 7. Në vitin 2030, ndryshimi i klimës mund të rrisë çmimet e ushqimeve nga 50-90 për qind, sipas një raporti të Oxfam.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Musa Winx12:18 - 12 Dhjetor 2011
    e c'hynin grate ketu??