Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 13 dhjetor 2011
English

Parashikimi i motit për 13 dhjetor 2011

Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA - Sipas MeteoAlb: Situata e motit të paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme. Që në orët e para të mëngjesit vranësirat do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa në pjesën perëndimore ato do të gjenerojnë shira të dobët. Mesdita do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike me vranësira dhe shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat juglindore ku nuk do të mungojnë shkëputjet me kthjellime të herë pas hershme.

Pjesa e dyte e ditës do të fuqizoje më tej vranësirat dhe shirat në jugperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të territorit shqiptar do të ketë dobësim të shirave dhe largim gradual të vranësirave duke bërë që në këto zona të shfaqen edhe kthjellimet. Gjate natës vranësirat dhe shirat e dobët do të largohen nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit në vlerat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehte në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryje e lehtë në toke dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim jugperendimor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të mbetet i ulët.

Europa

Edhe nesër Europa veriperendimore, Europa Verilindore dhe ajo Qendrore do të karakterizohen nga vranësira dhe reshjet e shiut dhe të dëborës të cilat do të bien me intensitet të lartë. Reshje të dendura shiu e dëbore do të përjetojnë Vendet Nordike, Rusia dhe Ishujt Britanike. Në këto rajone problematike do të paraqiten stuhitë e forta të erës të cilat do të bëjnë që deti i veriut dhe oqeani Atlantik të jenë të trazuar pasi dallgëzimi do të arrije deri në 7 ballë. Gjithashtu, reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të përfshijnë një pjesë të Gadishullit Iberik dhe Europën Qendrore. Duke bërë që edhe këtu situata të paraqitet problematike, pasi në Gjermani dhe Francë do të ketë shira në forme rrebeshi dhe dëborë të dendur. Me vranësira dhe shira të dobët do të mbetet një pjesë e Ballkanit Juglindore të cilat do të largohen gradualisht nga këto vende. Ndërsa Europa Lindore dhe një pjesë e Europës Jugore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

• Ballkani juglindor do të mbetet me reshje shiu.

Gjermania do të rrezikohet nga reshje të dendura shiu dhe dëbore.

• Ishujt Britanikë do të alarmojnë për shira të dendur dhe erë të fortë.

a.k/NOA

KOMENTE