Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha rikthehet në zyrë, vazhdon normalisht axhendën
English

Berisha rikthehet në zyrë, vazhdon normalisht axhendën

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka vijuar ditën e sotme normalisht punën. Burime nga kryeministria thanë për Agjencinë NOA se kreu i mazhorancës ka vijuar ditën e sotme normalisht axhendën.

Kryeministri Sali Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi mbrëmjen e së hënës pati një moment dobësie shëndetësore dhe marrje mendsh teksa fliste në ceremoninë e përvjetorit të 21-të të themelimit të PD.

Dobësia shëndetësore ka zgjatur vetëm pak minuta në Pallatin e Kongreseve. Gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë ka sjellë dhe reagime nga klasa politike. Në rrjetin social “Twitter”, Rama shpreh keq ardhjen, duke shtuar se shpreson që të mos jetë asgjë serioze. “Sapo dëgjova për sëkëlldinë e Saliut në festë. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht që të mos jete asgjë serioze për shëndetin. Te shkuara!”, shkruan Rama në rrjetin social. Reagimi i kreu të PS-së ka ardhur pas ceremonisë së 21-vjetorit të PD-së.

a.k/NOA

KOMENTE