Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një miliarder që sfidon Putinin?!
English

Një miliarder që sfidon Putinin?!

Miliarderi Mikhail Prokhorov ka planifikuar të konkurrojë përballë kryeministrit Vladimir Putin për postin e Presidentit të Rusisë, në zgjedhjet që pritet të mbahen në mars, i nxitur edhe nga protestat e mëdha antiqeveritare që i dhanë zemër opozitës ruse...

Nga Mikhail Prokhorov

Miliarderi Mikhail Prokhorov ka planifikuar të konkurrojë përballë kryeministrit Vladimir Putin për postin e Presidentit të Rusisë, në zgjedhjet që pritet të mbahen në mars, i nxitur edhe nga protestat e mëdha antiqeveritare që i dhanë zemër opozitës ruse. “Ky është vendimi më i rëndësishëm në jetën time”, - tha 46-vjeçari, që është njëkohësisht pronar i klubit amerikan të basketbollit Nju Xheris Nets.

Prokhorov është njeriu i tretë më i pasur i Rusisë, me një pasuri që sipas revistës ‘Forbes’ llogaritet në 18 miliardë dollarë dhe duket se shpreson të fitojë simpatinë e shtresave të mesme, ndërsa është kundër “revolucionit” dhe “populizmit”. Ai dha pak kohë më parë dorëheqjen si kreu i Partisë së Kauzës së Drejtë, duke akuzuar presidentit Medvedev se bashkë me administratën e tij kishin penguar hapat elektoralë të kësaj partie për zgjedhjet e 4 dhjetorit. Pikërisht këto zgjedhje të katër dhjetorit, që s’qenë sipas vëzhguesve as të ndershme, as të lira, nxitën mijëra njerëz të dilnin në rrugë dhe të protestonin pas raportimeve për vjedhje votash.

Prokhorov mund të ketë mbështetjen e ministrit të larguar nga qeveria, Alexei Kudrin, i cili ka folur edhe më herët për nevojën e një partie të re të djathtë në vend. Kudrin ishte ministri më jetëgjatë në qeveri dhe dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me presidentin Medvedev mbi politikat e shpenzimit. Ndërsa miliarderi Prokhorov është duke tentuar të mbledhë rreth vetes opozitën liberale ruse. Ka mjaft njerëz që nuk e gjejnë më veten në partinë e Putinit dhe mund t’i bashkëngjiten partisë së re të krijuar nga miliarderi dhe ish-ministri i Financave.

Por njerëzit, përfshi ata që protestuan më 10 dhjetor, nuk besojnë se Kudrin dhe Prokhorov mund të paraqesin një alternativë që rivalizon Rusia në e Bashkuar të Putinit. Më shumë opozitarë dyshojnë se kjo mund të jetë një lojë që i shkon për shtat Putinit i cili do të donte të legalizonte si demokratike rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë. Dikush thotë se kjo kandidaturë është shpallur pasi është rënë më herët dakord me Putin, pasi përndryshe Prokhorov, një oligark mjaft i pasur, do duhej të hidhej në krahët e protestuesve. Gjasat për këtë të dytën nuk duken shumë të mëdha, edhe pse Prokhorov tha se Putin dhe Medvedev kishin refuzuar ta takonin. Miliarderi që do duhet të mbledhë 2 milion firma për të kandiduar si i pavarur, thotë se nuk ka frikë se mund të përfundojë si Khodorkovsky, miliarderi dhe pronari i Yukos, i cili ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe vuan dënimin me burg prej 2003 sepse mesa duket përkrahu opozitën me para.

Prokhorov beson se do jetë një rival i dejë në zgjedhjet e ardhshme edhe pse shumë e shohin kandidimin e tij si pjesë e një loje me Putinin, në mënyrë që ky t’i “tregojë” botës se u zgjodh në një garë të ndershme elektorale. Pjesa më e madhe mendojnë se asnjë miliarderë nuk do rrezikonte t’i dilte përballë Putinit.

NOA

KOMENTE