Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton: Jemi përkushtuar për të garantuar të ardhmen e Kosovës
English

Klinton: Jemi përkushtuar për të garantuar të ardhmen e Kosovës

Uashingtoin, 15 dhjetor, 2011 NOA Ajo këtë e ka nënvizuar pas takimit që zhvilloi në Uashington me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku kanë nënshkruar Marrëveshjen për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

"SHBA mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Presidenti Obama dhe unë, jemi të përkushtuar për të garantuar se e ardhmja që Kosova po përpiqet të ndërtojë do të ketë rëndësi të madhe në radhPresidentja e Kosovës ndodhet në Uashington për një numër aktivitetesh. Nesër, ajo do të marrë pjesë në përurimin e një nisme të re të Sekretares Klinton për të shtuar numrin e grave në shërbimin publik dhe në udhëheqjen politike të të gjitha niveleve.

të parë për popullin e Kosovës por dhe për të gjithë rajonin", theksoi sekretarja amerikane e shtetit.

Duke folur mbi gjendjen në veriun e Kosovës, Klinton i bëri thirrje banorëve të Kosovës, veçanërisht në veri që të punojnë së bashku.

"Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ata gëzojnë të drejta të barabarta. Sa më shpejt që të ndodhë integrimi i të gjithë qytetarëve në shtetin e tyre, aq më i shpejtë do të jetë krijimi i asaj të ardhmeje që presidentja dëshiron për popullin e saj", theksoi sekretarja amerikane Klinton.

Ajo tha se shpreson që vendimi i javës së kaluar i Bashkimit Evropian të hapë rrugën për integrimin e Kosovës në BE.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar në Departamentin e Shtetit, duke shtuar se ajo përbën një akt të fuqishëm simbolik në marrëdhëniet e forta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidentja e Kosovës ndodhet në Uashington për një numër aktivitetesh. Nesër, ajo do të marrë pjesë në përurimin e një nisme të re të Sekretares Klinton për të shtuar numrin e grave në shërbimin publik dhe në udhëheqjen politike të të gjitha niveleve, raportoi Zëri i Amerikës.

KOMENTE