English

Aleanca Kuq e Zi: Berisha, kundër bashkimit të shqiptarëve

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA – Pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se nuk mund të ketë bashkim të Shqipërisë me Kosovëm, ka reaguar Aleanca Kuq e Zi. Me anë të një deklarate për mediat, Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen për qëndrimin e kreut të qeverisë. Ndërsa thekson se për “bashkimin e Shqipërisë vendosin vetëm shqiptarët”, thuhet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.

Aleanca thekson se “bashkimi bëhet mbi parimin e vetëvendosjes dhe se vetëvendosja është parim universal i të drejtës ndërkombëtare”, thuhet

Reagimi i AK, erdhi pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit me një grup studentësh nga Kosova, se e ardhmja e dy vendeve është Bashkimi Europian. Duke ju përgjigjur interesit të studentëve për mundësinë e bashkimit të dy vendeve në të ardhmen, Berisha tha se kjo ide është e rrezikshme, duke shtuar se aspiratat evropiane duhet të jenë pika e bashkimit të dy vendet.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE