Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Majko kandidat në OKB, Islami përjashtohet nga PS: Byroja kërkoi autokritikë
English

Majko kandidat në OKB, Islami përjashtohet nga PS: Byroja kërkoi autokritikë

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Zhvillime të bujshme vijnë nga Partia Socialiste, për dy eksponentë më peshë të saj.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Kastriot Islami i përfolur shpesh si një nga kritikët më të fortë të kryesocialistit Edi Rama, ndonëse një nga themeluesit e partisë është përjashtuar mbrëmjen e sotme nga gjiri i saj.

Ndërsa shumë herë ishte përfolur dhe diskutuar qëndrimi i tij kundër, këtë herë përgjigja për të ka qenë e prerë, duke e nxjerrë përherë nga radhët e ligjvënësve socialistëve.

një prononcim për mediat menjëherë pas publikimit të lajmit, siç raporton NOA.al, Islami u shpreh se, “Më përjashtuan nga partia 30 vjet pas eliminimit të Mehmet Shehut. Byroja e para 30 viteve i kërkoi Mehmetit autokritikë”.

Ndërkaq një tjetër personalitet i selisë rozë, Pandeli Majko pritet të lërë mandatin e deputetit.

Burime zyrtare brenda kësaj partie thanë për NOA.al, se Majko është propozuar si kandidat zyrtar për asistent për sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Europën dhe në rast se zgjidhet ai lë mandatin e deputetit.

a.y/NOA

KOMENTE