Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja për largimin e emigrantëve të paligjshëm kosovarë
English

Marrëveshja për largimin e emigrantëve të paligjshëm kosovarë

Çeki, 16 dhjetor 2011, NOA - Senati çek e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të dyja vendeve, Kosovë-Çeki, lidhur me largimin e emigrantëve të paligjshëm nga Republika e Çekisë, për në shtëpitë e tyre.

Marrëveshja besohet të ndikojë në largimin e problemeve në komunikimin ndërmjet autoriteteve kosovare dhe çeke, në identifikimin e personave dhe dërgimin e tyre në shtëpi.

Marrëveshja pritet që të nënshkruhet nga presidenti Vasllav Kllaus, në mënyrë që të hyjë në fuqi. Kjo mund te jetë çështje problematike, pasi që Kllaus nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Qeveria çeke e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, por Kllaus gjithmonë e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Policia çeke, vitin e kaluar arrestoi 16 qytetarë kosovarë, të cilët po qëndronin në mënyrë të paligjshme në Çeki. Në vitin 2009, katër njerëz nga Kosova ishin ndaluar pikërisht për këtë arsye.

a.k/NOA

KOMENTE