Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të sfidoj Sali, provo që jemi shprehur kundër Rrugës së Kombit
English

Rama: Të sfidoj Sali, provo që jemi shprehur kundër Rrugës së Kombit

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në një dalje për mediat pak çaste më parë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së re, kryesocialisti Edi Rama u shpreh mjaft i kënaqur prej saj.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Rama theksoi, ishte një mbledhje konsultative e Kryesisë së re, prej së cilës u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur, pasi kjo mbledhje tha ai krijoi bindjen për zgjedhjen e drejtë nga Asambleja Kombëtare dhe se konfirmoi garancinë e tyre për të punuar në fitoren e radhës.

Më tej shefi i opozitës iu përgjigj deklaratave të Kryeministrit Berisha pas takimit me studentët nga Kosova duke thënë se, “E kam sfiduar dhe e risfidoj sërish Saliun, që të provoj me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga eksponentë e PS-së të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit si projekt. Ndërkohë i them turp, turp, turp, që me Rrugën e Kombit ka grabitur të ardhurat e taksapaguesve shqiptar”.

Sakaq Rama tha se është informuar edhe me prononcimet e partive të vogla për Reformën Zgjedhore dhe në këtë linjë përsëriti vullnetin e Partisë Socialiste për tu dëgjuar dhe dakordësuar me të gjitha partitë e vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE