Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, hetohet ushtari i dyshuar per nxjerrjen e dokumenteve
English

Wikileaks, hetohet ushtari i dyshuar per nxjerrjen e dokumenteve

SHBA, 16 dhjetor, 2011, NOA Ushtari amerikan, i dyshuar se qëndron prapa zbulimit më të madh të dokumenteve të klasifikuara amerikane në histori, sot do ta ketë paraqitjen e parë në gjykatë, lidhur me akuzat që mund ta dërgojnë në burgim të përjetshëm.

Bredlli Mening, 23 vjeçar, pritet të ballafaqohet me seancën para-gjyqësore në Merillend, në afërsi të Uashingtonit.

Në seancë do të vendoset nëse ai do të ballafaqohet me një gjykatë ushtarake.

Autoritetet amerikane dyshojnë se Mening në mënyrë të paligjshme ka shkarkuar mijëra kabllo të ndjeshme diplomatike të SHBA-ve, të cilat përfundimisht u publikuan në faqen e internetit, Uikiliks.

Menining, i cili u arrestua në maj të vitit 2010, supozohet se ka shkarkuar dokumente përderisa ishte në Irak. Avokati mbrojtës i tij thotë se publikimi i këtyre dokumenteve nuk ka shkaktuar dëm të madh në interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NOA/RFE

KOMENTE