Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 17 Dhjetor 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 17 Dhjetor 2011

Tiranë, 17 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 17 Dhjetor 2011.

Gazeta “Shqiptarja.com” me okelion “Biznesmeni i Berishës”, hapet me titullin kryesor: “Bashkim Ulaj me Tirana Datacom fiton tenderin 40 milionë euro për fibrat optikë”. Gazeta thotë se Olldashi ia kishte dhënë tenderin ATU, e krijuar në shkurt 2010, por që u ble e gjitha nga Ulaj.

Tituj të tjerë në këtë gazetë:

PS flak Islamin e Seserin. Majko ikën në OKB; gazeta trajton faktin se “Penalizohen deputetët që munguan në seancë. Kadeli e Ylli u kthyen edhe pse sëmurë”;

Gjyqi i Metës, gjunjëzohet Prokuroria: Si votuan gjyqtarët;

Zbulohet kontrata e re me kushtet për Rrugën e Kombit;

Topi replikon me Berishën: Jam mesfushor në politikë;

Panairi, akuza organizatorëve: Paguam qira 40% më shtrenjtë;

Gazeta “Koha Jonë” me okelion Përjashtimi, hapet me titullin: Islami: Rama me mua, si Enveri me Mehmetin. Gazeta trajton këtë temë dhe flet për se “Situatë e tensionuar në PS. Rama kërkon largimin e Kastriot Islamit si deputet. Sebepi: S'mori pjesë në votimin kundër, për kreun e KLSH. Reagimi: Përjashtim, si 30 vjet më parë, më 16 dhjetor, kur Byroja i kërkoi Mehmetit autokritikë. Rudina Seseri dorëzon mandatin. Ikën dhe Majko, kandidon në OKB”

Tituj të tjerë në këtë të përditshme:

Berisha: Vonimi i integrimit, diçka e pashembullt ndodhi në Shqipëri;

Përfolja e Rrugës së Kombit, Rama humb sfidën;

Meta: Rama shkruan kujtime, pas humbjes;

Meta-Prifti, Gjykata e Lartë hedh poshtë videomontazhin;

Çiljeta: Çfarë nuk më pëlqen tek një mashkull;

Legalizimet, lista e re me pronarët që kompensohen;

Tiranë, me armë, maska dhe kokainë, sulen për grabitje;

Gazeta “Agon” hapet me titullin kryesor: PS flak Islamin, Ramës i burgosen shokët.

Kjo gazetë trajton më gjerë këtë argument: “Sot vendimi për Islamin. Gjykata e Milanos dënoi me burg bashkëpunëtorët e Ramës”;

Në foton kryesore publikohet fotolajmi Kryetari i PS Rama me vëllezërit italianë Crespi, që u dënuan dje me 7 vjet burg për “korrupsion dhe mashtrim”;

Tituj të tjerë:

Shkodër, ekzekutohet me 6 plumba pronari i një autoshkolle;

E përditshmja “Zëri i Popullit” nën okelion Mblidhet Kryesia e re e PS, hapet me titullin “Rama: Gati për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme!”.

Kryetitulli shoqërohet me argumentet: “Kreu i opozitës reagon ndaj mashtrimit të Berishës: E kam sfiduar dhe e risfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit si projekt. Ndërkohë, që i rithem turp, turp, turp që me Rrugën e Kombit keni bërë një biznes fitimprurës duke grabitur fondet e atyre taksapaguesve shqiptarë që kanë kontribuar të gjithë së bashku për ndërtimin e asaj rruge”.

Tituj të tjerë në këtë të përditshme, organ i Partisë Socialiste:

Majko, kandidat për Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i OKB: I mirëpritur rasti, për të dhënë kontribut përtej kufijve kombëtarë;

Abuzimi me faturat e energjisë dyfishohet, qytetarët: turp!

Shqipëria në BE, pa ujë të pijshëm?

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip e anglisht.Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në pr@noa.al. r.b/NOA

KOMENTE