Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duhen dy gota në ditë që një grua të luftojë sëmundjet?
English

Duhen dy gota në ditë që një grua të luftojë sëmundjet?

Tiranë, 18 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Është kryer një studim dhe qenkësh arritur në përfundimin nga kërkuesit shkencorë se një ose dy gota pije alkoolike në ditë, tek moshat e mesme, mund t’i ndihmojnë gratë të gëzojnë një pension të lumtur dhe të shëndetshëm.

Gratë e moshës 50-vjeçare, të cilat kanë pirë rregullisht në vaktin e darkës një gotë verë, kanë më shumë gjasa të jenë të lira nga rreziqet e sëmundjeve, duke filluar që nga sëmundja e kancerit të zemrës.

Studimi ka dalë në përfundimin se mendjet e tyre janë më të mprehta, trupat e tyre janë më të shëndetshëm dhe konsistojnë të jenë në një gjendje të mirë mendore, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ekspertët amerikanë të studimit, sqaruan se studimi nuk duhet të përdoret për të justifikuar “asgjë përtej niveleve tepër modeste të alkoolit”.

Ata thanë se gjendja e mirë shëndetësore mund të jetë për shkak të faktorëve të tjerë, të tillë si mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimi i veprimtarive fizike.

Ata gjithashtu vunë në dukje se alkooli mund të shkaktojë edhe çështje problematike në pleqëri.

Studiuesit në Universitetin Harvard, morën informacion se si 120.000 infermiere femra, pinin në moshën e mesme, duke krahasuar të dhënat me shëndetin e tyre në moshën 70 vjeçare.

Pothuajse 11 për qind e atyre që jetonin deri në moshën 70 vjeçare, kishin pasur fatin të kalojnë “një moshë me sukses”, domethënë ata i kishin mbijetuar pothuajse 11 sëmundjeve duke përfshirë infarktet dhe sëmundjen e diabetit.

Raportet e Mjekësisë tregojnë se, ata që pinin rregullisht sasi të alkoolit, gjatë moshës së mesme, kanë më shumë të ngjarë të jenë pjesë e këtij grupi.

Pirja e 15 deri 30 gramë alkool në një ditë, rrisin mirëqenien e shëndetit në vitet pasardhëse me 28 për qind, duke përfshirë verën dhe pije alkoolike të dobishme.

Por për shkak të shqetësimit se alkooli rrit shanset e kancerit të gjirit, studiuesit rekomandojnë që gratë të konsumojnë 15 gramë alkool në ditë.

Kjo sasi është e barabartë me rreth dy gota verë në ditë, duke rritur kështu shanset e një moshe të shëndetshme me gati 20 për qind.

Ky studim u publikua nga Departamenti i Shëndetit në Britaninë e Madhe.

Por, për personat, të cilët nuk e konsumojnë alkoolin, nuk do të rekomandohet kurrë që të nisin konsumin e tij.

Shumë njerëz mund ta gjejnë të vështirë të kontrollojnë futjen e alkoolit në jetën e tyre, prandaj nuk duhet ta trajtojnë këtë studim si një anë pozitive të shëndetit, në mënyrë të tejkaluar.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE