Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova në pritje të kancelares gjermane Angela Merkel
English

Kosova në pritje të kancelares gjermane Angela Merkel

Prishtinë, 19 dhjetor 2011, NOA Update – Kosova do të presë pas pak minutash kancelaren gjermane Angela Merkel, që viziton sot Kosovën, me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për integrimin e mëtejshëm të shtetit të ri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në pritje të kancelares gjermane, një prej liderëve më të fuqishëm të BE-së, që viziton Kosovën, në këto kohë kur situata në veri të Kosovës është ende nën tensionin e ekstremistëve serbë, flamujt gjermanë dhe të Kosovës valëviten në qiellin e Kosovës, që në hyrje të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, një pritje madhështore që shqiptarët këndej e andej trojeve amë, në këto 20 vite, ua kanë rezervuar miqve perëndimorë.

Gjermania është një nga mbrojtëset e flakta të Pavarësisë dhe integritetit të Kosovës në kufijtë e saj me Serbinë, aq më shumë kur ishte vetë kancelaria gjermane, ajo që i bëri thirrje Serbisë të distancohet nga dhuna në veri të Kosovës dhe të heqë sa më parë strukturat paralele në Kosovë.

Ishte kjo deklaratë e Merkel, e cila dënoi goditjen e ushtarëve të KFOR-it nga ekstremistët serbë në barrikada, që bëri që Serbia të humbasë shansin për të marrë statusin e kandidatit në BE, në samitin më fundit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Prishtinë të bien në sy bilbordet që i urojnë mirëseardhjen në Kosovë, zonjës së fortë gjermane.

Pjesë e dekorit të kësaj dite është edhe Garda e Republikës së Kosovës që do të luajë muzikë në ceremoninë e pritjes së kancelares gjermane, vizita e të cilës për popullin e Kosovës dhe qeverinë e vendit do të thotë më shumë mbështetje.

Kancelaria Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin e “Adem Jashari” të Prishtinës në orën 11.00, dhe po aty do të organizohet ceremonia e mikpritjes së saj.

aeroport zonja Merkel do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas takimit, siç e do rasti, kancelarja Merkel dhe Kryeministri i Kosovës do të flasin në një konferencë për shtyp.

Kancelarja Merkel në një vizitë disa orëshe në Kosovë, më pas do të takojë ushtarët gjermanë të KFOR-it, komandantin e KFOR-it, Erhard Dreës, shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac si dhe përfaqësuesin e BE-së, në Kosovë, Fernando Gentilini.

Në axhendën e kancelares gjermane nuk është bërë e ditur tema e diskutimeve, por vizita e lideres europiane përcjell mesazhe të forta mbështetjeje sa i përket dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Në samitin e fundit të liderëve të vendeve të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Sipas saj, Beogradi nuk i ka përmbushur kërkesat e domosdoshme, të cilat I ishin bërë me dije Presidentit të Serbisë, kah Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE