Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova shtet, realitet i pakthyeshëm
English

Kosova shtet, realitet i pakthyeshëm

Shkup, 19 dhjetor 2011, NOA – Ish-presidenti dhe ish-kryeministri maqedonas, Branko Cërvenkovski, deklaron se Kosova shtet është një realitet i pakthyeshëm në rajonin e Ballkanit.

një intervistë për gazetën kosovare “Koha Ditore”, Cërvenkoski kundërshton mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe u bën thirrje vendeve që ende s’e kanë bërë, të njohin shtetin sovran të Kosovës, si një realitet të pandryshueshëm.

Sipas liderit të opozitës maqedonase çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve shtetërorë sipas parimit etnik mund t’i zgjojë strukturat radikale jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë duke shënuar pasoja të rënda për rajonin.

“Pas të gjitha atyre tragjedive të shkaktuara në hapësirën e ish-Jugosllavisë gjatë dy dekadave të fundit, asnjë gjenerator i rrezikut nuk guxon të nënçmohet dhe të injorohet. Ballafaqimi me realitetin e ri, e ky është se Kosova u bë shtet sovran, është i paevitueshëm. Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë”, është shprehur Cërvenkoski për gazetën.

Skenari për ndarjen e Kosovës, thotë ai, është skenari më i keq i mundshëm me pasoja shumë të rënda.

“Nuk ka dhe as që mund të ketë shtete etnikisht të “pastra”. Këmbëngulja në këtë model është në esencë thellësisht antiqytetërues dhe çon në konflikte”, nënvizon Cërvenkoski.

Duke folur për marrëveshjen e Ohrit, Cërvenkoski nënvizoi se me të u krijua një kornizë e re kushtetuese-ligjore për rregullimin e raporteve ndëretnike dhe të nivelit të të drejtave dhe lirive etnike.

“Të drejtat e shqiptarëve që dolën nga ai proces nuk janë kozmetike por thelbësore, dhe ky është fakt të cilin e pranon dhe e njeh shumica dërrmuese e qytetarëve tanë shqiptarë. Ndërkaq, sipas tij, problemet kryesore me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët në Maqedoni janë plotësisht identike me ato që i preokupojnë edhe maqedonasit etnikë dhe këto janë - varfëria dhe papunësia e madhe”, argumenton për “Kohën Ditore”, ish-Presidenti dhe ish-kryeministri maqedonas Branko Cërvenkoski.

mit/NOA

KOMENTE
  • korabi12:30 - 19 Dhjetor 2011
    Deklaratat e Cervenkovskit jan nje parapregaditje per te marr votat e shqiptarve,sa i perket marreveshjes se ohrit ajo ishte nje kozmetik e vertet sepse ajo marrveshje u copezua dhe nuk u ben ndryshimet e uhura ne kushtetut qe shqiptaret te jen te barabart SHTETFORMUES,nga vet fakti qe shqiptaret vazhdojn ti quajn pakic ky shtet ka humbur kredibilitetin tek populli shqiptar megjith se ende pjesmarrja e ALI AMETIT ne qeveri nuk don te thot se e perfaqson popullin shqiptar.Perfaqsues i mirfillt esht ai lider i cili merr voten e meshum se 50% te votuesve shqiptar ku ne te vertet ne zgjedhje dalin vec 35% e popullates.