English

Përplasen makinat, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Elbasan, 19 dhjetor 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Elbasan- Librazhd ka ndodhur pak çaste më parë.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se si rrjedhojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur edhe katër të tjerë.

Mësohet se makinat e përplasura mbajnë targat El 2184 C dhe TR 7444 P, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Sakaq viktima ishte pasagjer në makinën që drejtonte Aleksandër Budo i cili edhe vetë ka ngelur i plagosur.

Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e të dëmtuarve të tjerë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Kloty Kloti17:06 - 19 Dhjetor 2011
    me vjen per viktimat aq me teper qe jane nga qyteti ku une banoj ,ngushellimet e mia dhe shpresoj qe ti gjejne sa ma shpejt trupat e tyre