Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi i PS
English

Deputeti Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi i PS

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA Update – Ish-Kryetari I Parlamentit, njëri nga eksponentët kyç të Partisë Socialiste, deputeti Kastriot Islami është përjashtuar në këto momente nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, raporton agjkencia e lajmeve NOA.al.

Grupi Kuvendor socialist vendosi pak minuta më parë me shumicë votash që të përjashtojë Kastriot Islamin nga radhët e grupit të PS-së.

Ndërkohë katër deputetë socialistë kanë qenë kundër përjashtimit të deputetit Islami nga radhët e PS-së, mes tyre Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi, si dhe abstenuan, deputetët Pandeli Majko e Et'hem Ruka.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura mësohet se nuk kanë marrë pjesë dy deputetë socialistë të mendimit ndryshe, Ben Blushi dhe Andis Harasani, të cilët edhe më parë kanë qenë kundër vendimit për përjashtimin e Islamit nga grupi socialist.

Vendimi për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami erdhi pasi ky I fundit nuk pranoi të vendoset për përjashtimin e tij në një mbledhje me dyer të mbyllura për mediat.

Ai i kishte kërkuar Kryetarit të Grupit Kuvendor Gramoz Ruçi, që vendimi të jepet në një mbledhje të hapur për mediat.

Deputeti Islami e cilësoi mbledhjen e sotme si një ngjarje të rrallë për mediat.

Ai bëri me dije se grupi i PS-së nuk pranoi që vendimi për të, të jepej nën kamerat e mediave, duke nënvizuar se deputeti Taulant Balla e kishte njoftuar se mbledhja e sotme dhe të gjitha mbledhjet e ngjashme me këtë do të bëhen me dyer të mbuyllura.

Andaj, deputeti Islami deklaroi se ai do ta bëjë publik qëndrimin e tij në orën 14.30, në një mbledhje me gazetarët.

“Unë nuk mund ta konsumoj qëndrimin tim në një mbledhje të mbyllur, andaj ju ftoj në Kuvend, vendi i dytë i rëndësishëm pas PS-së”, theksoi zoti Islami.

“Nuk isha i përgatitur për këtë”, u shpreh ish-Kryetari i parlamentit në kohën e qeverisjes socialiste, duke u larguar nga selia rozë, ku ndenji për afro 30 minuta në pritje që vendimi për të, të merrej publikisht.

Ishte pikërisht dita e votimit në parlament të Kreut të ri të KLSH-së Bujar Leskaj, për të cilin Kryetari i opozitës Edi Rama kishte garantuar se do të jepeshin të gjithë kartonat e kuq të PS-së, që hodhi në plan, përjashtimin e deputetit Islami, i cili në atë votim mungoi.

Për këtë kryesocialisti Rama i kërkoi kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçi të sqarojë arsyet e mungesës së Islamit gjatë votimit të Leskaj të enjten e shkuar, duke e thirrur deputetin për t’u përgjigjur.

Ndërkaq Islami deklaroi se ai do të pranonte vetëm mbledhje të hapur për mediat, ku do të jepte qëndrimin e tij.

mit/NOA

KOMENTE