Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma Zgjedhore, PLL: Çdo deputet që largohet nga grupi parlamentar, ti humbi mandati
English

Reforma Zgjedhore, PLL: Çdo deputet që largohet nga grupi parlamentar, ti humbi mandati

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Partia Lëvizja e Legalitetit, nëpërmjet nënkryetarit Sulejman Gjana deklaroi se në kuadër të diskutimeve dhe propozimeve për reformën zgjedhore i ka paraqitur dje Komisionit të Posaçëm Parlamentar propozimet përkatëse.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në propozimet e PLL-së kërkohet verifikimi i listave të zgjedhësve të bëhet në përputhje me realitetin, ku Regjistri Kombëtar të freskohet në mënyrë sistematike të paktën 2 herë në vit, për të evidentuar të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë vendit.

Ndër të tjera PLL, kërkon krijimin e një mundësie votimi në vendin ku jetojnë për shtetasit që jetojnë jashtë vendit, si hap i parë në këtë drejtim të bëhet një test në 3 shtete te huaj.

Sakaq theksohet krijimi i mundësisë së pjesëmarrjes në votim për të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë vendit dhe pasardhësit e tyre, në respekt të parimeve kushtetuese, të korrigjohet ligji për shtetësinë.

Ndër propozimet e tjera të PLL veçohen:

- Ndryshimi i sistemit në sistem të pastër proporcional kombëtar pa prag ose ndryshimi i sistemit aktual të mbyllur në qark për 100 vende në Kuvend me korrektim kombëtar pa prag për 40 vende në kuvend.

- Krijimi i kushteve për votim elektronik ose së paku numërim elektronik të fletëve të votimit.

- Komisionet të jenë jo partiake ose te qarkullohen komisionerët: anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit dhe në qendrat e numërimit të mos jenë banues të qarkut ku emërohen si komisionerë.

- Të garantohet që të gjitha subjektet e regjistruara në votim të kenë barazi në financa dhe në kohe televizive në proporcion me numrin e zonave të kandidimit.

- Të krijohet mundësia për regjistrim pa kushte për subjektet që konkurrojnë në jo më pak se 80% të territorit.

- Të përjashtohet mundësia e trafikimit të mandateve: duke marrë parasysh se gjendemi në një sistem proporcional ku të zgjedhurit dalin nga listat e partive, çdo deputet që largohet nga grupi i vet parlamentar, humbet mandatin.

- Të garantohet ndarja e pushteteve dhe të përjashtohen konfliktet e interesit: deputetët të mos mund të jenë edhe ministra dhe anasjelltas.

PLL shpreson që Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të marrë në konsideratë vetëm interesin e qytetarëve dhe se do të hartojë amendamentet e nevojshme për kuadrin ligjor zgjedhor, kështu që zgjedhjet e radhës në Shqipëri të zhvillohen pa debate sterile dhe që rezultati i tyre të përfaqësojë vullnetin real të zgjedhësve.

a.y/NOA

KOMENTE