Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Censusi, Berisha: Shqiptarët bënë kapërcimin e madh, rritet popullsia urbane
English

Censusi, Berisha: Shqiptarët bënë kapërcimin e madh, rritet popullsia urbane

Tiranë, 21 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha vlerësoi rezultatet e Censusit të popullsisë dhe banesave, duke e cilësuar atë shumë të suksesshëm dhe që dëshmoi kapërcimin e madh të ndodhur këto dhjetë vjet në Shqipëri, urbanizimin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjatë mbledhjes së qeverisë që kishte për kryefjalë këtë rezultat të Censusit të popullsisë, kryeministri deklaroi se ai u realizua në kushtet më optimale, dhe është i pari census modern i popullatës në vend.

E duke iu referuar të shkuarës kur Shqipëria ka qenë kryesisht një vend rural, shefi i qeverisë nënvizoi se tashmë rezultati i censusit dëshmoi se për herë të parë është rritur numri i popullsisë në zonat urbane duke dhënë një panoramë të tillë, ku 53.75 % e popullsisë jetojnë në qytet dhe 46.3 % e popullsisë në fshat.

“Për herë të parë në këtë Census në Shqipëri popullata e qyteteve mbizotëron nga ajo në zonat rurale. Për shumë arsye të njohura ne kemi qenë një vend kryesisht rural, ndonëse në qytetet tona llamburitnin dritat kur të tjerët ishin akullnajë. Ne mbetëm të tillë për t’u vetëmbrojtur, për të ekzistuar, se nuk ka patur tokë më të lakmuar se e jona. Andaj ne bëmë gjithçka që të ruajmë ekzistencën. Por lëvizja e madhe drejt urbanizimit të këtyre viteve është oguri më i bardhë i këtyre viteve për kombin. Kombet urbane janë ata që ndërtojnë lirinë, prosperitetin” deklaroi kryeministri.

Sipas tij rezultatet e censusit i japin përgjigje të tërë atyre që kanë qenë agresivë në të gjitha lëvizjet e tyre kundërshtuese për këtë urbanizim.

Kryeministri sakaq dha disa të dhëna për regjistrimin e popullatës në vite, duke nëvizuar se “në vitin 1989 në qytet jetonin sërish rreth mbi 1 milion qytetarë shqiptarë më pak se në fshat; në vitin 2001 përsëri së paku 25 për qind e shqiptarëve ishin më shumë në fshat”, tha zoti Berisha.

Kryetari i qeverisë tha se këtë dhjetëvjeçar ka ndodhur kapërcimi i madh, pasi shqiptarët janë tashmë një komb kryesisht urban.

Këtu kryeministri renditi edhe qytetet dhe bashkitë më të populluara të vendit, që kanë mbi dhjetë mijë banorë.

“Zhvillim më të madh për këtë komb në rrafshin social nuk ka. Dua të theksoj se ky proces shndërrimi madhor ka sjellë dy apo trefishimin e qyteteve të mëdha. Bashkia e Kamzës renditet e gjashta për popullsinë, pasi para saj janë Tiranë, Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani. Pra qendrat përreth Tiranës, që të gjitha grupohen në vendbanimet me mbi dhjetë mijë banorë”, u shpreh kryeministri.

Sipas kryeministrit Censusi i Popullsisë dhe banesave solli edhe një zhvillim tjetër, një tendencë në rënie të shtimit të popullatës, por kryeministri tha se shtimi i popullsisë është në shifra të kënaqshme.

Sipas kryeministrit Censusi i popullsisë dhe banesave faktoi edhe një tjetër zhvillim, pasionin e shqiptarëve për të ndërtuar një shtëpi të mirë.

“Pasioni i shqiptarëve për të patur një shtëpi të mirë është një nga më të bukurat. Natyrisht çdo lëvizje e tillë e madhe demografike, e pashmangshme krijon problemet e veta, por urbanizimi superon të gjitha pasojat. Ky është zhvillimi më pozitiv. Rreth 38 për qind e shqiptarëve kanë ndërtuar banesa”, tha kryeministri.

Ndërkohë, zoti Berisha foli edhe për numrin e atyre që refuzuan t’i përgjigjen Censusit, duke nënvizuar se kjo pjesë përbën deviacionin më minimal në epokën tonë.

“1.04 për qind nuk morën pjesë në regjistrim, që është deviacioni më minimal në regjistrim në epokën tonë, por është evidentuar çdo refuzim. E theksoj këtë sepse është trokitur në çdo derë, dhe shmangia është më minimalja se në çdo vend tjetër”, nënvizoi kryeministri. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE