Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Top Channel”, NOA i uron suksese të mëtejshme
English

“Top Channel”, NOA i uron suksese të mëtejshme

Tiranë, 21 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Televizioni kombëtar shqiptar “Top Channel”, kremton dhjetëvjetorin e krijimit të tij. I nisur bujshëm si një media e cila do të bënte diferencën, “Top Channel” erdhi si një përpjekje serioze e pronarit të saj, i ndjeri Dritan Hoxha, për të sjellë epokën moderne televizive. NOA- Agjencia Kombëtare e Lajmeve i uron Top Media dhe Top Channel e stafit të tyre, suksese të mëtejshme në këtë revolucion mediatik për shqiptarët.

Duke nisur me sloganin jo thjeshtë një kanal televiziv por një televizion, që në muajt e parë të tij “Top Channel” demonstroi atë që ishte ambicia e Tanit të Topit siç e thërrisnin shumë të njohur Dritan Hoxhën, duke korrur rekorde audience. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një mbrëmje gala, stafi i “Top Channel” dhe Top Media ku bëjnë pjesë mes të tjerash Digitalb, Top Albania Radio, Top Gold etj., kanë kremtuar dhjetëvjetorin. Në festë janë dalluar shumë të ftuar të spektaklit por jo vetëm, aty janë mbledhur edhe figura të ndryshme të politikës shqiptare si, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryetari i PS, Edi Rama, kandidati për President, Fatos Nano, ish Presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, etj. Në festë kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i SHBA, OSBE-së, BE-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Festa ka nisur pas fjalës përshëndetëse të drejtorit të përgjithshëm, Enkelejd Joti. Ai u shpreh: "Po flasim për dhjetëvjetorin e “Top Channel” dhe natyrisht që ka pasur një numër ngjarjesh të rëndësishme në të gjithë këtë dekadë, ngjarje që kanë shënuar jo vetëm rritjen dhe zhvillimin tonë, si një televizion i rëndësishëm, më i rëndësishmi do të thosha në hapësirën mbarëshqiptare, por kanë shoqëruar edhe historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të këtyre viteve. Por nuk dua të ndalem aq shumë te ngjarjet e veçanta, të cilat ju dhe vetë shqiptarët i kanë në memorie, por dua të nënvizoj ato aspekte që e bëjnë “Top Channel” të jetë pararojë në tregun mediatik, të cilat kanë qenë shtyllat e zhvillimit që në ditët e para. Ato janë liria, liria për të shprehur dhe liria për të krijuar, kuraja për të bërë të mundur edhe atë që për shumë kënd mund të duket e pamundur, te puna e madhe dhe e vazhdueshme e atyre qindra punonjësve dhe bashkëpunëtorëve tanë ndër vite, besimi që kemi dhënë dhe që kemi marrë nga bashkëpunëtorët tanë dhe nga publiku për atë që kemi paraqitur dhe çfarë është shumë e rëndësishme gjithashtu, risia teknologjike që “Top Channel” futi që në fillim dhe që është kthyer në karakteristikën e rëndësishme të këtij televizioni. Prej ditës së parë dhe deri tani, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të zhvillimeve të fuqishme, që nga implementimi i teknologjisë dixhitale deri tek ajo HD. Këto kanë qenë bazat mbi të cilat Tani ideoi këtë televizion, mbi të cilat ai ndërtoi një ëndërr, dhe mbi të cilat kjo ëndërr u bë realitet për të gjithë ne dhe për të gjithë shqiptarët që kanë me se të krenohen". Më poshtë mund të ndiqni një intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit Kombëtar “Top Channel”, Enkelejdi Joti dhënë për gazetën “Shqip”, e përditshme e Top Media: Zoti Joti, sot kremtohet 10-vjetori i kompanisë më të fuqishme mediatike në vend. Cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të shënuara në moshën e kompanisë dhe sidomos të televizionit që ju drejtoni? Ideatori dhe themeluesi i “Top Medias”, i paharruari Dritan Hoxha, udhëhiqej prej motos së shpejtësisë në gjithçka. Cili është “çelësi” përmes të cilit kjo kompani mediatike kryeson garën në vend dhe pse jo edhe në rajon?

Unë e preka edhe më sipër, në pyetjen tuaj të parë: Është liria, puna krijuese, besimi, teknologjia, ambicia dhe më e rëndësishmja pasioni që Dritan Hoxha diti që të përcjellë te çdo punonjës i televizionit. E gjitha kjo ka mbetur një karakteristikë kryesore e “Top Channel”, dhe ka bërë që të gjithë ne të tjerët të vazhdojmë ta vendosim çdo ditë në punën tonë për ta bërë këtë televizion sa më të rëndësishëm në shërbim të publikut. “Top Channel” lindi si ide e Dritan Hoxhës, por tashmë është kthyer në zërin e të gjithë shqiptarëve, një pasuri, një televizion i të gjithë publikut.

Drejtoni televizionin kombëtar më oponent në vend. Ç’ju sjell dhe natyrisht ç’ju vështirëson në këtë pozicion?

Të them të drejtën çdo ditë që kalon, tashmë që edhe unë thellohem pak dhe reflektoj për pyetjen tuaj, sjell më shumë përgjegjësi, më shumë punë dhe më shumë ngarkesë. Duke qenë drejtues i këtij televizioni çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj prej shumë vitesh, do të thosha që e gjithë kjo ngarkesë, edhe pse në rritje, është kthyer në një rutinë të përditshme. Ajo sjell jo pak kokëçarje, por edhe shumë kënaqësi. Në një punë, si në televizionin kaq të madh dhe të rëndësishëm “Top Channel”, duhet të vendosësh shumë pasion, shumë angazhim dhe shumë përgjegjësi. Por puna ime bëhet shumë më e lehtë falë mbështetjes që kam nga stafi i mrekullueshëm e profesionist që ka pasur dhe ka “Top Channel”.

Cilësia më e spikatur e “Top Medias” është rritja, ambicia dhe sfidat e reja të përhershme. Cilat do të jenë risitë për vitet në vazhdim?

Ne kemi qenë gjithnjë televizioni i surprizave, kemi ofruar gjithmonë risi dhe garantojmë që edhe këtë herë nuk do ta zhgënjejmë publikun.

KOMENTE
  • Klodi Fitnes08:56 - 21 Dhjetor 2011
    hej ju te topit jeni 1 fare dhe 10000000 vite plot suksese e ishalla po mbushen me mend ky milet duke par ter ato hajdute qe i shvishni nga te palarat e vjedhjet qe po i bejne kti populli vazhdoni keshtu jeni asat e medias per mua ju jeni te papar suksese