Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu, Wollfarth, Rama e Becaj: Luftë korrupsionit e punë për reformën në drejtësi
English

Arvizu, Wollfarth, Rama e Becaj: Luftë korrupsionit e punë për reformën në drejtësi

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Në një takim me magjistratët e rinj, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu shprehet se, Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin në Bashkim Europian.

Ndër të tjera ai kërkoi që të ndalet krimi e korrupsioni, pasi siç tha ia reformat duhen për progresin e Shqipërisë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Arvizu përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se kërkohet më shumë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth i cili u shpreh se, drejtësia transparente është shtylla e demokracisë.

Sipas tij ligjet e mira formojnë bazën e shtetit, duke theksuar se duhen standarde më të larta për gjyqtarët.

Nga ana e saj Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u tha magjistratëve të rinj se raporti i Bashkimit Europian e konsideron shqetësues nivelin e korrupsionit në drejtësi dhe për këtë tha ajo drejtësia duhet të ngrihet në nivel më të lartë.

Ndërsa kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj tha se, “Jemi të ndërgjegjshëm që drejtësia ka problem, por ajo duhet të vihet në vëmendje e institucioneve. Gjyqësori ka qenë shpesh në fokus të debateve politike dhe jo pak herë në qendër të sulmeve ka pasur komente negative për gjyqtarët”.

a.y/NOA

KOMENTE