Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Mbështes krerët e minibashkive që punojnë për qytetarin
English

Basha: Mbështes krerët e minibashkive që punojnë për qytetarin

Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA – Nga Kombinati, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha deklaroi se ai është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë kryetarët e Njësive Bashkiake të Tiranës, që kanë prioritet të axhendës së tyre, qytetarin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kjo deklaratë erdhi si përgjigje e kërkesës së Kryetarit të Njësisë Bashkiake Krenar Cenollari për bashkëpunim.

“Lufta politika i solli një kosto shumë të madhe Tiranës dhe bashkënimi politik tani që zgjedhjet mbaruan dhe ka filluar koha për punë, do t’i sjellë leverdi të mëdha qytetit të Tiranës. Ju garantoj, ashtu si unë dhe drejtoritë e Bashkisë, do të jenë tërësisht në mbështetje të axhendës tuaj përsa kohë kjo axhendë vijon të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe nevojave të tyre. Kështu besoj se do t'ia dalim së bashku sepse në fund të fundit puna, sfidat dhe përpjekjet janë të përbashkëta”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e bëri këtë deklaratë në Kombinat ku diskutoi me banorët e Njësisë Bashkiake numër 6 mbi projektbuxhetin e vitit 2012, duke bërë edhe një prezantim të projekteve që do të mbështeten me fonde nga buxheti i vitit të ardhshëm, që parashikon trefishimin e investimeve në Tiranë.

Duke premtuar se investimet do të shtrihen në të gjithë territorin, kryebashkiaku theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm Bashkia ka parashikuar fonde edhe për të paguar principalin e kredive të marra dhjetë vjet më parë.

“Ndonëse këtë vit buxhetor Bashkia e Tiranës do të nisë të paguajë principalin e kredive të marra dhjetë vite të kaluara, sërish ne, edhe pse kemi ulur taksat dhe tarifat, kemi një prognozë finaciare, e cila në një skenar optimal, jo optimist, mundëson këto investime që përthyen në dy plane: një strategjik në investime të mëdha dhe një plan kapilar, në investime që shtrihen kudo në qytet, kudo ku nis qyteti nga dera e çdo qytetari”, tha Basha.

Kryebashkiaku bëri një prezantim të projekteve të minibashkisë numër 6, duke siguruar se krahas infrastrukturës rrugore parashikohet edhe ndërtimi i një shkolle të re 9-vjeçare dhe rindërtimi i një kopshti.

Zoti Basha tha se Kombinati është një nga zonat përfituese edhe nga projektet strategjike si unaza apo linja e tramvajit.

“Në njësinë Bashkiake nr 6 ne kemi veçuar këto projekte komunitare: rikostruksionin e rrugës Hamdi Cenojmeri, rikostruksionin e rrugës Llambi Ziçishti, me shtresa, kanalizimet, trotuarët dhe ndriçimin rrugor. Në infrastukurën sociale do të kemi ndërtimin e kopshtit të ri nr 21 si dhe ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare të re me tri kate afër ish Kombinatit të Tekstilit, me kapacitet prej 900 nxënësish, me te gjithë laboratorët, palestër dhe ambjente të gjelbëruara. Tek investimet publike strategjike do të kemi invetime që do t’i japin impakt të drejtpërdrejtë në këtë zonë qytetit të tilla si unaza dhe vazhdimi i saj, nga Shkolla Teknologjike tek Qendra Kristal, e deri tek përgatitjet për përmirësimin e transportit publik me investimin me dy linja të Tramit, njëra prej të cilave jo vetëm kalon në këtë lagje por ka një prej terminaleve kryesore”, tha Basha.

mit/NOA

KOMENTE