English

Kazakistani: OKB të hetojë për trazirat

Nju Jork, 22 dhjetor 2011. NOA - Raportohet se prokurori i përgjithshëm i Kazakistanit ka ftuar Kombet e Bashkuara që të marrin pjesë në hetimin lidhur me përleshjet e përgjakshme të javës së kaluar ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Prokurorët thanë sot se 15 njerëz janë vrarë në qytetin Zhanaozen të premten e kaluar. Një ditë më vonë, nga një shpërthim në një fshat tjetër, u vra edhe një person.

Ftesa për Kombet e Bashkuara erdhi gjatë një takimi të mbajtur sot ndërmjet prokurorit të përgjithshëm të Kazakistanit, Askat Daulbaev me të dërguarin e OKB-së për të drejta të njeriut në Azinë Qendrore, Armen Narutjunjan.

Nga ana tjetër, presidenti i vendit, Nursulltan Nazarbaev fajësoi huliganët për dhunën dhe shpalli gjendje emergjente në Zhanaozen.

NOA/RFE

KOMENTE