Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Humbja e Havel e madhe, por shumë më madhe trashëgimia që la pas
English

Berisha: Humbja e Havel e madhe, por shumë më madhe trashëgimia që la pas

Pragë, 23 dhjetor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Bamir Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të ish-Presidentit çek Vaclav Havel si një humbje vërtet të madhe.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Berisha shprehet se, “Humbja e Havel është vërtet e madhe, por shumë herë më madhe është trashëgimia që ai lë për të gjithë njerëzit që duan dhe besojnë në lirinë dhe vlerat e saj”.

Berisha e cilësoi ish- presidentin Havel si disidentin kryesor të botës intelektuale në ish vendet komuniste, një nga çekët dhe europianët më të shquar të të gjitha kohërave por edhe një personalitet të vërtetë botërorë.

Sipas tij, Havel, u përcoll për në banesën e fundit në mënyrën më dinjitoze, me një ceremoni ndër më përfaqësueset që është zhvillua ndonjëherë.

Keu i Qeverisë shqiptare theksoi se, shqiptarët kanë humbur një nga miqtë me të mëdhenj të kohërave pasi Presidenti Vaclav Havel është autor i shumë veprave, por në memorien e gjithë shqiptarëve do mbetet shkrimi i tij se, “Unë jam shqiptar”, në një kohë kur barbaritë serbe, po spastronin Kosovën nga banorët shqiptarë mijëra vjeçare të atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbështeti fuqishëm çlirimin e Kosovës”.

Në këtë linjë Berisha u shpreh se, bota gjithnjë ka nevojë të inspirohet nga personalitete si Vaclav Havel.

Ish Presidenti çek Havel u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë anti-komunist në ish-bllokun lindor.

a.y/NOA

KOMENTE