English

Nisin homazhet për Nina Mulën

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA - Kanë nisur parditen e sotme, në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit homazhet në nder të sopranos Nina Mula, e cila u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm pas një një sëmundje të rëndë. Homazhet kanë nisur në orën 11.00, në hollin e TOB.

Artistë të njohur të skenës shqiptare, bashkëpunëtorë të Nina Mulës, të afërm të familjes, por edhe politikanë dhe drejtues të lartë të shtetit kanë zhvillura homazhe në ndër të sopranes së njohur.

Nina Mula lindi në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Në moshën 18 vjeçare Nina fitoi konservatorin e Moskës. Gjatë viteve të shkollës në Rusi, u njoh me atë që më pas u bë shoku i jetës, Avni Mula. Në vitin 1957, Nina se bashku me Avniun vjen në Shqipëri dhe nis punën në si soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku vuri ne skene shume role e u nderua për talentin e saj.

Nina Mula ka marrë Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

a.k/NOA

KOMENTE