Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas kapjes së një rose, krokodilin e përplas autobusi
English

Pas kapjes së një rose, krokodilin e përplas autobusi

Australi, 23 Dhjetor 2011, NOA - Shkon të hajë rosën që kishte kapur si gjahun e ditës por përfundon nën rrotat pambarim të një autobusi.

Nuk i ka ndodhur ndonjë gjahtari, por një krokodili në Australi.

Fluffy, një krokodil i ri i ujërave të kripur i gjatë 1.3 metër, që ju shihni dhe në foto, ka arritur të mbijetojë pas këtij aksidenti tepër të rëndë rrugor, i cili ka ndodhur në veri të Australisë, teksa zvarraniku ndodhej për gjueti.

Veterineri që e ka kuruar, Doug English, rrëfen se zvarraniku është shtypur më 12 dhjetor nga një autobus në Cairns, qytezë me det. Kurse thekson se para përplasjes, kafsha e gjorë kishte arritur të kapte një rosë dhe po kalonte rrugën për t'u kthyer në lumë.

Pas ndërhyrjes së emergjencës së qendrës veterinare dhe 11 ditëve zvarritje stërvitore në spitalin veterinar të Marlin Coast, Fluffy është në gjendje të mirë dhe është krokodili i parë i zonës që i ka mbijetuar një aksidenti të tillë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE