Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDIU: Të pezullohet përpunimi i të dhënave për kombësinë
English

PDIU: Të pezullohet përpunimi i të dhënave për kombësinë

Tiranë, 23 dhjetor 2011, NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon nga Instituti i Statistikave që të ndërpresë përpunimin e të dhënave që lidhen me kombësinë nga procesi i rregjistrimit që u krye pak ditë më parë. Sekretari politik i PDIU, Ardian Tana, u shpreh se në bazë të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, INSTAT nuk mund të procedojë me shifra reale për pakicat. “PDIU i kërkon institucioneve përgjegjëse, INSTAT në veçanti, të shpallin të pezulluar procesin e përpunimit të të dhënave të regjistrimit për të ashtuquajturën "kombësi"”, tha Tana.

Ai shtoi se ligji me të cilin kanë operuar Gjendjet Civile ka qenë antikushtetues.

“PDIU pershendet nxjerrjen e rezultateve paraprake të censusit të popullsisë, shpallur nga INSTAT, por ndërkohë kërkon të konfirmojë qëndrimin e vet në lidhje me rezultatet e tij për të ashtuquajturat pakica etnokulturore në vendin tonë. Ky qëndrim yni reflekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element i identitetit civil të qytetarit. Në këtë kuptim, ky vendim i ushtron më së pari efektet e veta në censusin, si process regjistrimi edhe të përkatësisë etnike, apo të kombësisë së qytetarëve”, tha Tana.

a.k/NOA

KOMENTE