Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Përjashtimi i Islamit, PS po kthehet në të kaluarën
English

Meta: Përjashtimi i Islamit, PS po kthehet në të kaluarën

Elbasan, 24 dhjetor 2011, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar sot nga qyteti i Elbasanit për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga Partia Socialiste dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit.

një prononcim dhënë për mediat, pas ceremonisë festive të forumit të LSI-së për festat e fundvitit, Meta ka deklaruar se përjashtimi i deputetit Islami është një veprim i paprecedentë. Ai ka theksuar se PS-ja po kthehet në të kaluarën.

“Përjashtimi i Islamit është një fenomen i paprecedent. LSI dënon të gjitha lëvizjet e fundit në PS. Ky qëndrim i kësaj partie nuk i shkonte për shtat një figure me kaq kontribute dhe eksperiencë si Islamit. PS me këtë vendim po tregon një kthim në të kaluarën”, tha Meta.

I pyetur për në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Meta ka theksuar se LSI-ja nuk është pjesë e spekulimeve, por e zgjidhjes së problemeve.

“Komenti im lidhur me këtë çështje do të jetë në momentin e duhur. LSI nuk preferon të jetë pjesë e spekulimeve për Presidentin, ne jemi pjesë e zgjedhjes”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE