Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: LSI është e majtë, sa një e virgjër në bordello
English

Rama: LSI është e majtë, sa një e virgjër në bordello

Tiranë, 24 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Ashtu si pak vite më parë, një gazetareje të TV Shijakut, kryetari socialist iu drejtua me epitetin prostitutë mediatike, sërish fraza të ngjashme janë shprehur së fundi për atë pjesë të larguar nga partia e tij pas konfliktit Nano-Meta.

Edi Rama e konsideroi sonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, si një forcë politike larg të majtës ku aderon Partia Socialiste dhe për ta përforcuar bindjen, përdori këtë shprehje:

“Lëvizja Socialiste për Integrim është e majtë, aq sa është e virgjër, një femër që bërtet nga dritarja e bordellos”.

Kryetari socialist i bëri këto komente në një intervistë që i dha gazetarit Alfred Peza, në Vizion Plus Tv.

Rama foli gjatë mbi zhvillimet politike në vend dhe u ndal edhe në ato që vijnë më pas duke paralajmëruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të ri. Kreu socialist premtoi për herë të parë se në vitin 2013 do të jetë kandidat për deputet dhe gjithashtu, sërish rival i Berishës për postin e kryeministrit.

Lidhur me z.Nano asnjë moment z.Rama nuk e hodhi poshtë mundësinë që të mbështetet si kandidat për President madje tha se nuk do të lejohet që kryetari i ri i shtetit të vijë nga e djathta.

Në intervistën që gjatë së shtunës do të publikohet nga NOA.al e plotë, z.Rama flet edhe për përjashtimin e Kastriot Islamit që thekson se ai u vetëpërjashtua, por nuk la të mbyllur mundësinë e rikthimit.

e.tNOA

KOMENTE