Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Topi e ktheu Presidencën në një partiçkë
English

Berisha: Topi e ktheu Presidencën në një partiçkë

Tiranë, 25 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sonte Presidentin e vendit se e ka kthyer institucionin që drejton në seli të një partie.

një intervistë dhënë për televizionin “Ora-News”, Berisha u shpreh se Topi “tregoi se kishte zero mirënjohje ndaj atyre që e zgjodhën në kreun e shtetit”.

Berisha u shpreh se deklarata e Topit për të mos kandiduar erdhi pasi mazhoranca ja bërë të qartë se nuk do të ishte më President.

“Nuk bëhet fjalë që ai të mund të ishte kandidat i shumicës. Z. Topi gjatë presidencës së tij ka ndërmarrë një seri aktesh, do të thosha, të papajtueshme me programin e PD-së. Ka shkelur disa nga parimet e mëdha programore të saj dhe faktikisht po dekonstitucionalizon institucionin e presidencës, duke e shndërruar në selinë e një partiçke të vogël”, tha Berisha.

Duke folur për qëndrimet e Topi që kanë dëmtuar presidencën, Berisha u shpreh se 21 janari dhe kthimi i disa ligjeve kanë përbërë disa prej pikave më kritike.

“Implikimi i tij në ngjarjet e 21 janarit dhe një seri qëndrimesh të tjera, në mënyrë absolute pa asnjë bazë, sepse kjo parti dhe shumicë ka dëshmuar ndaj tij vetëm besim dhe mirëbesim”, tha Berisha.

Vijon...

KOMENTE