English

Rama: Kurajo për gjithë ata që s’përballojnë dot jetesën e shtrenjtë

Tiranë, 25 dhjetor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama i cili ka zgjedhur qytetin e Korçës për të festuar Krishtlindjet uron besimtarët e krishterë për këtë festë.

“Gëzuar Krishtlindjet, u uroj shqiptarëve mbarësi, fat dhe suksese gjithashtu kurajo për gjithë ata që s’përballojnë dot jetesën e shtrenjtë”, u shpreh Rama gjatë vizitës në kishën ortodokse të Mitropolisë së shenjtë në Korçë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, më tej ai e ka cilësuar Krishtlindjet si ditën e shpresës së madhe duke shprehur kënaqësi që ndodhet në Korçë në këtë ditë.

Sajaq pak çaste më parë edhe deputeti Blendi Klosi së bashku me një përfaqësi të selisë rozë, vizituan kishën ortodokse në rrugën e Kavajës për të përcjellë urimet e tyre për këtë festë.

a.y/NOA

KOMENTE