English

De Niro baba për të gjashtën herë

SHBA, 26 Dhjetor 2011, NOA - Në moshën 68-vjeçare, Robert De Niro, aktor më se i njohur dhe fitues i dy çmimeve oskar, është bërë sërish babai i një vajze.

E sapoardhura në jetë, nga bashkëshortja Grace Hightower, është quajtur Helen Grace.

Sipas revistës People vogëlushja ka lindur nëpërmjet praktikës së farëzimit artificial.

Or çiftin bëhet fjalë për vajzën e dytë pas lindjes së Elliot, që aktualisht është 13 vjeçe, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

De Niro duhet thënë se ka dhe katër fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme: Drena dhe Raphael, 40 dhe 36 vjeçe, me aktoren Diahnne Abbott dhe binjakët Julian dhe Aaron, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Toukie Smith.

r.b/NOA

KOMENTE