Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurodeputetët: EULEX të japë llogari për dështimet në Kosovë
English

Eurodeputetët: EULEX të japë llogari për dështimet në Kosovë

Bruksel, 26 dhjetor 2011, NOA – Në Bruksel është rritur pakënaqësia për performancën e EULEX-it dhe mosarritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, për të cilën diplomatët e vendeve anëtare kanë kritikuar punën e misionit në Kosovë, më i madhi i kësaj natyre atje.

Kritikat e para erdhën në muajin nëntor, kur në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian u debatua për draftin e Raportit për Kosovën, të shkruar nga raportuesja Ulrike Lunacek, shkruan gazeta kosovare Koha Ditore.

Kritikët thanë se “duhet parë nëse duhet apo jo t’i zgjatet mandati EULEX-it, sepse nuk ka rezultate konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”. Eurodeputetët pyesnin nëse ishte e arsyeshme të vijonte punën një mision i tillë, që harxhon rreth 100 milionë eurovit të taksapaguesve evropianë, pa dhënë rezultate konkrete.

Raportuesja Lunacek tha se ajo është e gatshme të bashkëpunojë me disa nga kritikët e EULEX-it, që të kërkohen më shumë të dhëna nga ky mision, duke saktësuar se nuk ka mundësi të bashkëpunohet me ata të cilët nuk duan fare të ketë mision të EULEX-it në Kosovë.

Tashmë kur ka skaduar afati i paraqitjes me shkrim të amendamenteve në Raportin për Kosovën, deputetët kanë paraqitur një numër amendamentesh edhe për punën e EULEX-it.

Më aktivë në këtë drejtim kanë qenë deputeti suedez, Göran Farm, dhe deputetët italianë Antonio Panzeri dhe Pino Arlacchi.

Në amendamentet e paraqitura ata kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ana e misionit të EULEX-it.

Kështu, në njërin prej amendamenteve të Panzerit thuhet se “EULEX-i ka shënuar një numër jashtëzakonisht të vogël të rasteve të korrupsionit të hapura apo të mbyllura. Korrupsioni dhe krimi i organizuar në masë të madhe janë lënë të paprekura nga EULEX-i dhe vetëm në raste të krimeve të luftës janë bërë hetime të rëndësishme”, shkruan gazeta kosovare.

mit/NOA

KOMENTE