Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditen 20 trafikantët e drogës në Ballkan, 4 shqiptar
English

Goditen 20 trafikantët e drogës në Ballkan, 4 shqiptar

Tiranë, 26 dhjetor 2011, NOA(Update)- Policia e antidrogës e pesë vendeve të Ballkanit goditi ditën e sotme 20 vetë në një operacion të përbashkët kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës drejt vendeve të BE-së, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Në këtë operacion bashkërenduan aksionin në të njëjtën kohë Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia. Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri me dije se policia e Shkodrës finalizoi operacionin Trio ndaj një grupi të mirë organizuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës. Policia e Shtetit bëri me dije se operacioni “Trio” nisi në orën 06.00 të mëngjesit të së hënës. Dhe vetëm në territorin shqiptar, pikërisht në qytetin e Shkodrës u kapën katër trafikantë droge, Leonard Dushi, Leonard Sterkaj, Ervis Bici dhe Agim Hasaj. “Leonard Zef Dushi, 41 vjeç, banues në Shkodër, në banesën e të cilit është gjetur e sekuestruar një sasi prej 30 gram bimë e dyshuar narkotike. Po ashtu u sekuestruan 6 aparate telefoni celular, 15 karta SIM, fatura për transferta bankare, 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet “JEEP”. Agim Binak Hasaj, 35 vjeç, banues në Stërbeq, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, si dhe 111 copë fishekë luftarak, dy krehra pistolete dhe 3 aparate telefonik celular. Leonard Dedë Sterkaj, 27 vjeç, banues në Dedaj, Malësi e Madhe në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 140 gram bimë e dyshuar narkotike, 1 makineri (aparat) e cila shërben për presimin dhe ambalazhimin me vakum të lëndës narkotike, 8 aparate telefonik celular dhe 2 automjete (Wolsvagen “Golf – 5” dhe “Pasat”). Ervis Isuf Bici, 29 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 520 gram bimë e dyshuar narkotike, 103 copë fishekë luftarak, 3 aparate telefoni celular, 4 karta SIM, 2 aparate komunikimi në distancë, si dhe 1 automjet “Hamer”, deklaroi zëdhënësja e policisë Laura Totraku. Katër shtetasit u arrestuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake. Ndërkohë, policia e Malit të Zi njoftoi se arrestoi 16 trafikantë në një goditje të përbashkët të një rrjeti ndërkombëtar të trafikantëve të drogës.

Operacioni policor rajonal konkludoi me bum arrestimesh ne disa shtete. Policia e Malit te Zi konfirmoi se ka arrestuar 20 persona. Operacioni i koduar ‘TRIO’ nisi me urdhër të Prokurorëve të Përgjithshëm të këtyre vendeve. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic konfirmoi se ka nisur dhe ne Serbi ky operacion i gjerë për të shkatërruar organizatën. Dacic u tha mediave se dhe Serbia ka ofruar të dhënat e saj për trafikun e paligjshëm, por deri tani nuk ka asnjë arrestim në këtë territor. Në deklaratën e policisë malazeze bëhet me dije se aksione të ngjashme policore janë ndërmarrë edhe në Kroaci e Serbi, por pa dhënë më tepër detaje. Ballkani konsiderohet si një zonë tranzit për trafikimin e armëve dhe drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore. a.y/NOA

KOMENTE