English

Jeta në çift, 9 gjëra që kurrë nuk duhet t’ia thoni partnerit

Tiranë, 26 dhjetor, NOA- "Është normale që në një marrëdhënie në çift të thuhet pothuajse çdo gjë. Por, sipas revistës Woman’s Today, ekzistojnë kufij që nuk duhen kapërcyer..

Janë nëntë fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë partnerit, madje edhe kur i keni në majë të gjuhës. Ata janë: 1. Po, pata një orgazëm. (Dhe nuk është e vërtetë!). Me gënjeshtrat e këtij lloji nuk do të shkoni shumë gjatë. Pa asnjë ndjenjë faji, thoni të vërtetën, dhe ndoshta herën tjetër do të jetë më mirë. Vetë fakti që ai do të kërkojë të pyesë nëse ju keni marrë kënaqësi është një shenjë dyshimi dhe mbi të gjitha në lidhje me ju dhe nevojat tuaja. Mos e shkëmbeni këtë me një gënjeshtër. 2. Je tamam si yt atë . Ju bën nervoz dhe nuk ju ndihmon në shtëpi? Shmangni së fajësuari, si të thuash, "gjeneratat". Provoni një kërkesë të tipit, si: "Sill enët e palara në lavaman, të lutem". Pas një farë kohe, kjo do ti bëhet një zakon. 3. Kur do të gjesh një punë të re? Fjali e tmerrshme dhe e keqe. Shkarkimi i të gjithë buxhetit të familjes mbi të nuk është gjë e mirë, sidomos kur nuk merrni mundimin për të kuptuar nëse dhe ai vërtet dëshiron të largohet nga kjo punë. Ndoshta është i kënaqur me marrëdhëniet me shefat e tij dhe ende ka hapësirë ​​për karrierë. Me pak fjalë, në vend të jeni kaq të rreptë, flisni për ambiciet dhe mënyrën e jetesës që doni.

4. Nëna ime thotë që duhet të bësh këtë! Frazë irrituese. Do ta bëni të ndihet dy kundër një me ju që nuk mbroni lidhjen tuaj. Nëse ju shqetësojnë, gjëra të tilla si menaxhimi i parave, shikoni të gjeni një zgjidhje të mundshme, pa thirrur aleatë kundër “armikut” ose të thoni fjalë fyese. 5. Lëre, e bëj vetë. Kjo, është një frazë rrënuese. Në të dyja kuptimet. Së pari, është frazë shumë dëmtuese: e bëni të ndihet si një fëmijë i paaftë përpara problemeve. Së dyti, do t'i japë atij justifikim që të mos përpiqet për ta bërë këtë përsëri. Në qoftë se ju thoni këtë frazë ose një mijë kritika, të jeni të sigurt se ai nuk do të përpiqet më.

6. Ti gjithmonë ... Ti kurrë nuk ... Fraza që vënë personin tjetër në mbrojtje.

7. Vërtet mendon se këto pantallona të rrinë mirë? E pra, ju e kuptoni vetë, se kjo është një frazë që askush nuk dëshiron ta dëgjojë. Është sikur të keni shtuar dy ose tre kilogram, dhe ai t’jua thotë. Ndërkohë duhet të bëni sugjerime të tilla, si: "Le të bëjmë një shëtitje pas darke? Regjistrohemi në një palestër?”. 8. Oh, përsëri me atë ? Mos i ofendoni mikun e tij më të mirë.

9. Rri prapa fëmijëve, bëj këtë, bëj atë etj....E pra, vërtet nuk e bën diçka me të njëjtin kujdes që e bëni ju, por: sigurisht nuk i len fëmijët të vdesin nga uria. Nuk do të jetë i përkryer, por do ta luajë vete këtë rol të rëndësishëm, sidomos kur ju nuk jeni.

a.e./NOA

KOMENTE
  • eni16:41 - 27 Dhjetor 2011
    hahahaha si mendoni a do te kishte divorce nese do tu permbahemi ketyre keshillave hahahaha jan shum te verteta por te pa mundura
  • Elmedina Bajgora14:18 - 27 Dhjetor 2011
    50% :P
  • Rrezearta10:49 - 27 Dhjetor 2011
    hahhahah shume te verteta gjithe keto gjera , personalishte ishin keshilla shume te dobishme te gjitha per mua ahhahah :)))