Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosja e policit të rrugores, merren në pyetje mëse 20 persona
English

Plagosja e policit të rrugores, merren në pyetje mëse 20 persona

Tiranë, 26 dhjetor 2011, NOA – Dy ditë pas atentatit të së shtunës ndaj efektivit të Policisë Rrugore Naim Hyska, Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mëse 20 persona, që mund të kenë të dhëna për ngjarjen ku mbeti i plagosur polici, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Duke qenë se hetuesit dyshojnë se atentati ndaj policit erdhi për shkak të detyrës dhe posaçërisht në referim të një operacioni të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në vitin 1998 në Vlorë, i cili drejtohej nga Naim Hyska, personat e pyetur janë jo vetëm familjarët, por edhe të tjerë nga qyteti i Vlorës, por jo vetëm.

Efektivi i Policisë Rrugore Naim Hyska u plagos të shtunën në buzëmbrëmje, ndërsa po kthehej në shtëpi me të birin e tij, pasi kishte mbaruar orarin e punës.

Ishte një person ende i paidentifikuar nga policia, që qëlloi disa herë në drejtim të Naim Hyskës në sy të të birit 12-vjeçar.

Njëri prej plumbave e zuri në kokë duke e plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të kryqëzimit “21 Dhjetori”, ku polici Hyska ka banesën e tij.

Burime nga policia thanë se atentati ndaj policit po hetohet në lidhje me një operacion policie të ndodhur në vitin 1998 në Vlorë, i cili drejtohej nga Naim Hyska, ku mbeti i vrarë një person.

mit/NOA

KOMENTE