English

Teksas, 7 persona gjenden të vrarë nën pemën e Krishtlindjes

Teksas, 26 dhjetor 2011, NOA – Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara në orët e vona të Krishtlindjes pikërisht nën pemën e festës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Shtatë persona, që kishin mbaruar së hapuri të gjitha dhuratat e Krishtlindjes janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një apartament në periferi të Fort Worth (Fort Uorth) në Teksas (Texas).

Sipas policisë, personi që ka qëlluar për vdekje të gjithë personat ishte një prej viktimave.

Mes viktimave janë katër gra, tre burra që variojnë nga mosha 18-60 vjeç, të cilët u gjetën të vrarë përdhe, sa në kuzhinën e apartamentit dhe në sallën e ndenjies.

Policia e Teksasit bëri me dije se pranë viktimave ishin dy pistoleta.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje pas një telefonate urgjente, nga linja tjetër e të cilës nuk fliste askush.

Nuk dihet ende arsyeja e vrasjes së shtatë personave natën e Krishtlindjes.

mit/NOA

KOMENTE