Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festat, gratë e klubit diplomatik vizitë të moshuarave të braktisura
English

Festat, gratë e klubit diplomatik vizitë të moshuarave të braktisura

Tiranë, 27 dhjetor 2011, NOA- Zonja Liri Berisha dhe klupi diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë”, nëpërmjet një nisme në shërbim të njerëzve në nevojë vizituan me rastin e festave të fundvitit një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i misionareve të Nënë Terezës.

Së bashku me urimin për personat në nevojë që marrin shërbim në këtë qendër, zonjat e klubit diplomatik kanë dhuruar për gratë e moshuara të strehuara këtu ëmbëlsira për festën e Vitit të Ri si dhe disa dhurata për gjithsecilën prej tyre.

Zonja Liri Berisha në emër të grave diplomate shprehu mirënjohje të thellë për motrat misionare të Nënë Terezes, të cilat me përkushtimin e tyre kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për mirëqënien e personave të strehuar këtu.

Zonjat diplomate vizituan edhe gratë e moshuara të cilat nuk mundën të ishin pjesë e festës për shkak të kushteve të rënduara shëndetësore. Në këtë shtëpi, e cila ishte e para që u themelua nga misionarja e madhe “Nënë Tereza” në vitin 1991, u jepet ndihmë dhe strehim 40 të moshuarve te braktisur si dhe me aftësi te kufizuara, ndërsa 4 herë në jave motrat e Nënë Terezës u servirin ushqim të ngrohtë edhe personave në vështirësi ekonomike.

Gjatë kësaj vizite zonja Liri Berisha shoqërohej nga ambasadorja e Egjiptit, bashkëshortja e ambasadorit të OSCE Ana Maria Wollfarth si dhe ajo ambasadorit të Sllovenisë.

a.y/NOA

KOMENTE