English

Lëvizja e lirë, mohohet shtetësia në kufirin me Serbinë

Merdarë, Kurshumli, 27 dhjetor 2011, NOA – Besnik Berisha shikonte shoferin e tij të hënën teksa i mbulonte targat RKS me një letër të bardhë. Mbi to po vinte targa prej letre me katër “S” të Republikës së Serbisë.

Pajtimi për t’i mbuluar targat RKS është kusht edhe për zyrtarët më të lartë të Republikës së Kosovës, që duan të hyjnë në Serbi.

Besnik Berisha është njëri prej tyre.

Në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ai ishte nisur të hënën paradite për të përfaqësuar delegacionin teknik kosovar në bisedime me atë serb në Nish.

I duhej të inspektonte edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel muaj më parë. “Hiqi krejt tabelat!”, e urdhëronte shoferin kosovar një polic barkmadh serb, teksa mbante me dorë rripin e kallashnikovit në krah.

“Nuk mundem t’i heq. A mundem t’i mbuloj me letër”, i lutet shoferi i delegacionit kosovar.

“Mozhe” i përgjigjet ai pa dhënë asnjë shprehje fytyre.

Pas një ore vetura zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës nuk ngjante më e tillë.

Ajo kishte një targë të quajtur provuese prapa dhe një para.

Në vend të inicialeve të shtetit të Kosovës - RKS kishte ato serbe - SRB.

Në vend të stemës së Kosovës, kishte kryqin serb me katër “S”.

“Samo Sloga Serbina Spashava”, që në shqip përkthehet “Vetëm uniteti e shpëton Serbinë”.

“Koha Ditore” udhëtoi të hënën deri në Kurshumli të Serbisë duke na dhënë panoramën e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila hyri në fuqi dje, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Rrugës kishte pak automjete. Shumica prej tyre vetura policie e kamionë me mallra serbe që udhëtonin drejt Kosovës...

KD/NOA

KOMENTE