Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Reformat e mbrojtën vendin nga kriza
English

Berisha: Reformat e mbrojtën vendin nga kriza

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij në konferencën përmbyllëse për këtë vit, Kryeministri Sali Berisha tha se reformat e mbrojtën Shqipërinë nga kriza.

Sipas tij falë tyre borxhi nuk është më mbi 60%, pasi të ardhurat dhe shpenzimet patën realizim të përpiktë.

Ndër të tjera ai përmendi investimet në infrastrukturë, duke thënë se shqiptarët mund të kursejnë 60% të kohës, si dhe karburant e shpenzime.

“Brenda dy viteve shqiptarët do udhëtojnë në vendin e tyre si në njërin nga vendet më të zhvilluara të Europës, pasi përcaktimi që tu kursejmë shqiptarëve 60% të kohës është më i kushtueshmi por dhe më fitimprurësi për xhepat e tyre”, u shpreh Berisha, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai u ndal edhe në miratimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, i cili tha Berisha ka qëllim para të gjithash dhe mbi të gjitha të mbrojë këtë vend nga importi i mbetjeve të rrezikshme duke shprehur gatishmërinë që ta bëjë objekt debati çdo ligj para se të vendoset me shoqërinë civile.

Sakaq Kryeministri theksoi se do bëhet gjithçka që Shqipëria të ecë në rrugën e zhvillimit jeshil sepse Shqipëria i ka të gjitha kushtet dhe se fatmirësisht është vendi i rezervave të mëdha në burimet energjetike të energjisë së rinovueshme dhe po bëhet gjithçka për shfrytëzimin racional të tyre.

Ndër të tjera ia tha, “Ishte një vit i madhe për bujqësinë shqiptare, janë 2 dhe 3- fishuar eksportet e frutave, perimeve e zarzavateve ka një rënie rreth 40% në importet e ushqimeve bazë sepse ato po zëvendësohen me prodhimet e vendit. “Bli shqip” është motoja më e sigurt, më e shijshme për qytetarët shqiptarë, pasi ushqime dhe fruta si të Shqipërisë nuk mund të gjenden”, u shpreh Berisha.

Më tej ai veçoi faktin se është ulur vdekshmëria dhe është rritur jetëgjatësia dhe në këtë pikë Shqipëria, lë mbrapa disa vende të zhvilluara.

Berisha theksoi se, Shqipëria është vendi i 3G, janë lëshuar dy licenca dhe tani po lëshohet e treta, dhe ka shumë mundësi që viti që vjen të mbyllet me 4G, ku shtoi se shqiptarët janë të dashuruar me komunikimin dhe se mbi 2 milionë shqiptarë lundrojnë në internet.

a.y/NOA

KOMENTE