English

Bosi i Facebook, pushime në Vietnam ku ndalohet rrjeti social

Londër, 28 Dhjetor 2011, NOA - Pushime Krishtlindjesh në Vietnam për bosin e Facebook.

Edhe pse politika e censurimit nga ana e qeverisë të Hanoi kundrejt Facebook zyrtarisht ka përfunduar, themeluesi i rrjetit social ka kaluar vigjiljen e natës së Krishtlindjeve në vendin turistik, në plazhin e Ha Long.

Kurse ditën e Krishtlindjeve në një mal në qytetin e Sapa, në veri, ku ka udhëtuar dhe mbi një buall.

Siç njoftohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, lajmi është bërë i ditur nga burime lokale dhe nga zv/menaxheri i Topas Ecolodge, Le Phuc Thien.

Zuckerberg, 27 vjeç, është themeluesi i Facebook që nga viti 2004, por Vietnami ka bllokuar aksesin e rrjetit social ashtu si dhe të siteve të tjera, kjo edhe pse të rinjtë i shkelin gjithmonë këto rregulla dhe futen në rrjetin shoqëror, kurse zyrtarisht qeveria deklaron se i ka dhënë fund ndalimit të përdorimit legal të Facebook.

r.b/NOA

KOMENTE