English

Kuper: Serbisë nuk do t'i imponohet njohja e Kosovës

Bruksel, 28 dhjetor 2011, NOA - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, ka thënë se nuk është i kënaqur me rrjedhën e dialogut.

Ai në një intervistë për “Veçernje Novostin” ka përmendur vështirësitë në arritjen e marrëveshjeve, për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve, por siç është shprehur, pas “10 vjetësh, nëse zgjidhjet do të jenë funskionale, askush nuk do të kujtohet për problemet që kemi kaluar”.

Ai ka thënë se pret që të dy ekipet të takohen në janar, pasi sipas tij, “ marrëveshjet janë afër”. Kuper citohet të ketë thënë se “askush nuk do t’ia imponojë Serbisë pranimin e Kosovës, apo ndryshimin e Kushtetutës së saj”.

Ai po ashtu ka thënë se Brukseli nuk e ka ndërmend që ta vë në pikëpyetje Rezolutën 12 44, e as Kushtetutën e Serbisë. Kuper në intervistën për të përditshmen beogradase, ka sjellë shembuj nga funksionimi i dy Gjermanive, apo nga Irlanda veriore, ku për të shkuar përpara, shtetet nuk i kanë kushtuar rëndësi asaj se çka shkruhet në kushtetutat e vendeve përkatëse.

Ai ka vënë në pah se bashkëpunimi rajonal, përfshirë pjesëmarrjen e Kosovës, është propozim praktik dhe domosdoshmëri politike. “Kjo do të jetë mirë edhe për stabilitetin dhe do të ofrojë edhe një nivel mbrojtjeje për serbët në Kosovë”, citohet të ketë thënë Kuper.

NOA

KOMENTE