Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maskat e natës , kapen 3 të rinj grabitës me armë
English

"Maskat e natës", kapen 3 të rinj grabitës me armë

Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Maskat e natës” bëri të mundur prangosjen e tre qytetarëve të dyshuar si autorë të vjedhjes me armë të ndodhur dy ditë më parë në Kavajë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në bazë të informacioneve të marra u arrit identifikimi dhe kapja në Shënvlash të rrethit të Durrësit i autorëve të dyshuar.

19 vjeçari Eduart Myftari, 23 vjeçari Sabedin Plaku dhe 19 vjeçari Marjan Trendi, që të tre banues në Durrës u arrestuan nga policia pasi më datë 25 dhjetor pak para mesnate nën kërcënimin e armës kanë vjedhur rojen e një karburanti në Golem për të larguar më pas janë larguar me një automjet.

Në vijim po këtë natë, rreth orës 03.40 tre të rinjtë nën këcënimin e armës së zjarrit automatik kanë qëlluar në ajër duke i prerë rrugën me automjet tip BMW shtetasit Elvis Maci, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me familjen e tij.

Pas ndalimit, autorët u kërkuan me forcë pasagjerëve duke i kërcuar me armë të zbresin nga automjeti dhe pasi kanë vjedhur këtë automjet janë larguar nga Kavajë për në drejtim të qytetit të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve përmes strukturave të policisë, u arrit kapja e tyre në një lokal në Shënvlash të Durrësit.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Marjan Trendi u gjend automjeti i vjedhur tip benz me targa të falsifikuara të Kosovës, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Eduart Myftarit u gjend arma automatik, e cila ka shërbyer për të realizuar vjedhjen, u gjendën edhe disa kapuça maskë.

Sakaq në banesën e Sabedin Plakut u gjendën dy pistoleta tip TT model francez.

Ndaj tre të rinjve nisën veprimet hetimore ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë.

a.y/NOA

KOMENTE